| Chat |   Bashkebisedoni dhe ju me shqiptaret anembane botes ne chatin me te madh shqiptar me mbi 200 persona online. Per te hyre ne chat klikoni ketu.
| Dërguar nga Admin ditën Tuesday, 16 August @ 12:02:52 CEST (4902 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | Vota: 4.24) | | |
| Ciljeta dhe Romeo do festojne 3 vjetorin ne Sarande | Nëse këto ditë të nxehta Çiljeta është parë shumicën e kohës e vetme, ditët që vijnë ajo pritet që t’i kalojë nën shoqërinë e të dashurit të saj, Romeos. Jo vetëm për të kompensuar “mungesat” e saj gjatë udhëtimeve të gjata, por mësë shumti për të kremtuar 3 vitet e dashurisë së tyre, pikërisht në ato brigje joniane, ku edhe u njohën, plot 1 mijë ditë që për Çiljetën kanë qenë më të bukurat e jetës së saj. Madje, qysh tani ajo e ka përcaktuar në kalendarin e saj gjithë itinerarin festiv, ditëqëndrimet pothuajse në gjithë bregdetin, asnjë koncert në ato ditë, vetëm pushime intime, të cilat duket se këtë sezon i kanë munguar tej mase këngëtares sharmante.
| Dërguar nga Admin ditën Wednesday, 23 July @ 12:19:11 CEST (69 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | 2512 bytes më tepër | Vota: 5) | | |
| Aferdita: Do martohem me Shpatin | Afërdita Dreshaj ka arritur prej vitesh suksesin në Miçigan të Amerikës, si modele. Kurse në Shqipëri, ajo u bë e njohur vetëm pasi mori pjesë në “Miss Shqipëria 2007”, ku u shpall dhe shoqëruesja e parë e misit. Duke qenë se njerëzit prisnin që në fakt titullin ta fitonte ajo, Afërdita na mbeti në mendje të gjithëve. Po kjo edhe për një arsye tjetër... Ato kohë përflitej se bukuroshja nga Mali i zi kishte një lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi. Pas një heshtjeje të gjatë, pak muaj më parë çifti e pranoi lidhjen edhe publikisht. Afërdia tregon se ata të dy duhen shumë dhe se lidhja e tyre është serioze. As martesa, s`duhet përjashtuar!
| Dërguar nga Admin ditën Tuesday, 22 July @ 12:48:53 CEST (133 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | 8296 bytes më tepër | Vota: 4.5) | | |
| Blero pushimet vetëm në pishina | Blero ka preferuar që të promovojë vetëm një videoklip të ri dhe pjesën tjetër të kohës ta kalojë, duk e qenë mysafir në disa k oncerte në pishinat e kryeqytetit të Kosovës. Këngëtari kosovar, i cili jeton në Suedi, por që për momentin është akomoduar në Prishtinë, pritet gjithashtu që të jetë gjatë ditëve të nxehta edhe në Durrës, për të promovuar edhe klipin e ri. Ai nuk ka preferuar të rrijë indiferent gjatë stinës se verës, por ka sjellë për fansat e tij një videoklip të ri, i cili ka edhe këtë herë në qendër të vëmendjes të njëjt ën temë, atë të dashurisë.
| Dërguar nga Admin ditën Monday, 21 July @ 12:06:58 CEST (76 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | 235 bytes më tepër | Vota: 3) | | |
| Më në fund edhe Redon Makashi bën një klip | Ndërsa këngëtarët sot në Shqipëri shënojnë pafund klipe e këngë të reja, një nga kantautorët e mirënjohur të skenës shqiptare duket se ishte më i vonuari në këtë drejtim. Redon Makashi ka promovuar këtë fillim javë klipin e parë në karrierën e tij me një këngë mjaft të njohur, siç është “Dikur luaja me ndjenjën e saj”, këngë që ka marrë çmimin e parë në një prej Festivaleve shqiptare. Një rast ky që nuk mund të kalonte heshtur.
| Dërguar nga Admin ditën Monday, 21 July @ 11:30:35 CEST (50 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | 211 bytes më tepër | Vota: 5) | | |
| Dasma, Albani i dhuron lule Marizes | Një dasmë mjaft e këndshme është realizuar në ambjentet e hotel ‘Sheraton’ fundjavën e kaluar. Një ambjent komod në të cilin është kërcyer dhe dëfryer pa masë. Dhe nusja që javën e shkuar u lidh në martesë ishte pikërisht kushërirë me këngëtarin Alban Skënderaj, i cili ka qenë i pranishëm sëbashku me të vëllanë. Kanë kaluar bukur nën tingujt e një muzike të zgjedhur ndërsa gjithçka ka qenë elegante dhe e përzgjedhur deri në detaj. Bashkë me Albanin të ftuar kanë qenë edhe Rosela Gjylbegu e Mariza Ikonomi, të akomoduar në një tavolinë të përbashkët ku bisedat u kanë ecur më së miri.
| Dërguar nga Admin ditën Sunday, 20 July @ 13:21:58 CEST (273 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | 2727 bytes më tepër | Vota: 3.85) | | |
| Portokalli kete here pa grupin “The SHBLSH" | Një intervistë serioze me Agron Llakaj i cili tregon për “Panorama Plus” jetën që bën jashtë “Portokallisë” dhe ndryshimet e sezonit të ri në tetor. Tashmë i identifikuar me spektaklin “Portokalli”. Çfarë jeni duke bërë në këto muaj pushimi? Jemi duke punuar për një riorganizim dhe reformim të spektaklit “Portokalli”, sezonin e ri që nis në tetor.
Do të ketë kështu ndryshime të dukshme? Natyrisht që do të ketë ndryshim cilësor dhe prurje të reja të personazheve. Mund të na zbuloni diçka? Është përfunduar maketi nga skenografi Fatmir Minga për një skenë, kësaj here të konceptuar si sallë amfiteatri.
| Dërguar nga Admin ditën Saturday, 19 July @ 16:57:31 CEST (178 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | 6842 bytes më tepër | Vota: 2) | | |
| Tuna nxjerr “inatin” e Eurovizionit | Pas sezonit të trishtë që kaloi, duke mos u kualifikuar për në Eurovizion, Altuna Sejdiu, ka lënë pas gjithë mëritë dhe ka realizuar videoklipin e këngës, me të cilën nuk fitoi dot përballë Adrijan Gaxhës. Madje, si për të treguar se ka hedhur gjithçka pas, ajo ka përshtatur në gjuhën shqipe këngën, që titullohet “Inati”, për të treguar se përpos për- plasjeve dhe pakënaqësive që pati nga skualifikimi sipas saj i qëllimshëm, nxjerr inatin për qejfin e vet dhe fansat e saj. Videoklipi mban firmën e disa bashkëpunëtorëve më të mirë, mes të cilëve regjisori serb Dejan Milicevic, ndërsa teksti i këngës ka si autore Aida Barakun.
| Dërguar nga Admin ditën Thursday, 17 July @ 16:10:07 CEST (145 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | 2064 bytes më tepër | Vota: 5) | | |
| Vesa Luma prenoton veren ne lokalet e Durrësit | Vetëm pak ditë më parë Vesa Luma ka mbyllur një nga kapitujt më të rëndësishëm të karrierës së saj, diplomimin në universitet. Më pas ajo ka preferuar të relaksohet për disa ditë në diellin përvëlues dhe magjinë e piramidave të Egjiptit. Këto kanë qenë pak e shumë pushimet e Vesës, pasi ajo do të zhvendoset në Golem, ku e presin disa koncerte në lokalet përgjatë brigjeve të detit Adriatik. Ky prenotim që është “firmosur” qysh në fillim të verës, ka përcaktuar kështu edhe axhendën e saj koncertore të kësaj stine.
| Dërguar nga Admin ditën Wednesday, 16 July @ 23:25:52 CEST (93 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | 2044 bytes më tepër | Vota: 5) | | |
| Greta Koci se shpejti nje bashkepunim me Stinen | Kenga e fundit, qe ka nxjerre ka qene nje dedikim per kolegjin “Wilson”, ku ajo edhe studion. Por “fushata” artistike e Greta Kocit vazhdon serish dhe kengetarja nuk i ndal prezantimet me krijim te reja. Shume shpejt ajo do te lancoje nje kenge, qe vjen si bashkepunim me Stinen. Duke qene se kjo eshte hera e pare, qe Greta lidhet me kete kompozitor, besojme se me siguri ajo do te kete dicka te re per te na sjelle. Kenga do te jete shume shpejt ne ekranet muzikore shqiptare e shoqeruar edhe me nje videoklip.
| Dërguar nga Admin ditën Tuesday, 15 July @ 14:39:58 CEST (155 herë lexuar) (Lexoje Të Gjithë... | 4124 bytes më tepër | Vota: 5) | | |
|