Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Gradat e reja, cdo promovim u vendos ne Tirane

28 August 2008 nga admin  
Kategoria:  Aktualitet

Vleresimi: 12345(0 vota)
(177 shikime)

Pakënaqësia e shprehur nga oficerë policie në lidhje me gradat e reja mbështetet edhe nga drejtues të lartë të Drejtorisë së Policisë së Fierit. Kreu i zyrës së burimeve njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, Kudret Strumi, tregon se sistemi i ri i gradave ka shkaktuar probleme në polici. Ai thotë se ka një handikap ligjor në kriteret e përfitimit të këtyre gradave. Shefi i burimeve njerëzore tregon se deri tani shpërndarja e gradave të reja është kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka përcaktuar gradat e punonjësve të saj si dhe të të gjithë drejtuesve në shkallë drejtorish të qarqeve. Kështu, krerët e Drejtorisë së Policisë së Fierit i kanë përfituar nga Tirana gradat e tyre si ‘Drejtues‘ dhe ‘Drejtues të Parë‘”. Gjithashtu, kreu i burimeve njerëzore pranon se shumë nga policët që kanë marrë gradën “Kryekomisar” apo dhe atë “Komisar” i kanë marrë këto grada me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme në Tiranë, duke shmangur zyrën që ai drejton. Ai shpjegon se ka nisur pozicionimin e çdo efektivi sipas gradës, edhe pse shumë prej tyre nuk e meritojnë një pozicionim të tillë. Këto raste Strumi nuk do t‘i komentojë, por ajo çka do të përcjellë nëpërmjet hezitimit ka të bëjë me faktin se personat e parë që kanë siguruar mbrojtje të gradës së re janë persona me “pushtet të hekurt”. Ndërkohë, burime nga Drejtoria e Policisë së Fierit tregojnë raste flagrante kur shefa seksionesh kanë përfituar grada të larta pa i merituar ato. Kështu, shefja e financës, e cila dy vjet më parë ka qenë “Agjente” dhe pa arsim të lartë, pasi ka siguruar regjistrimin në një shkollë të lartë me sistemin “part time” është kthyer në “Kryekomisare”. Gjithashtu, edhe shefi i pasaportave, i cili iku nga policia një vit më parë me gradën “Agjent”, pasi punoi një vit në Këshillin e Qarkut u rikthye në polici me gradën e lartë të “Kryekomisarit”. Kapërcim të tillë gradash kanë bërë edhe të tjerë emra të njohur të policisë së Fierit, të cilët edhe pse të veshur me uniformë gjatë tre viteve të fundit nuk kanë hezituar të frekuentojnë edhe selinë e PD-së së rrethit apo të ndonjë partie tjetër të koalicionit qeverisës.


bookmark



Tags: , , , , , , ,