Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Objektet e Apolonise restaurohen ne Gjermani

5 August 2008 nga admin  
Kategoria:  Kulture

Vleresimi: 12345(0 vota)
(203 shikime)

Thesari i objekteve te gjendura prane teatrit te Apolonise gjate nje ekspedite arkeologjike shqiptaro-gjermane mese 1 vit shkuar, i eshte nenshtruar restaurimit ne Gjermani. Frederik Stamati shef i Laboratorit te Arkeometrise dhe Konservimit prane Qendres se Studimeve Albanologjike, tregon se duke qene tejet te demtuara, keto objekte nuk mund te restauroheshin ne laboratorin tone per shkak te mungeses se materialeve por edhe te paisjeve. Sipas tij, “thesari eshte i perbere nga gjithesej 27 objekte, 9 rrathe te vegjel, 4 unaza nje prej te cilave ka pasur nje gur prej xhami, 3 togeza, 7 fibula dhe 3 zilka”. Vec tyre ka qene edhe nje figurine qe mendohet te jete koke kali por qe nga zgjatimet qe ka mund te jete edhe dic tjeter. Pas ketij restaurimi, objektet qe perbejne thesarin do t’i nenshtrohen studimit nga arkeologet ne menyre qe te percaktohet edhe periudha se ciles i perkasin. Ajo cka Stamati thekson eshte fakti se, “nje fibul krejtesisht e ngjashme me ate te zbuluar ne Apoloni, ndodhet ne Muzeun e Butrintit dhe i takon shekullit te pare”. Cka me gjase do te thote se edhe objektet te cilat perbejne kete thesar mund t’i takojne shekullit te pare.

Per shkak edhe te pozicionit ne te cilin u gjet thesari i objekteve, ato kane qene teper te demtuara. “Puna ka qene shume delikate, pasi mbi siperfaqe ka pasur nje depozitim mineralesh-tregon Stamati. Nje pjese e tyre u trajtuan edhe ketu, por disa prej tyre nuk mund te trajtoheshin pasi me keto pasisje qe kemi ne si laborator, nuk realizohej dot restaurimi, vetem do te shkaterrohej objekti pa e perfituar siperfaqen origjinale”. Ndaj edhe nje pjese e mire e ketyre objekteve, udhetuan drejt Gjermanise per tju nenshtruar restaurimit ne laboratorin e Muzeut Qendror te Romanistiko-Gjermanikes.

Per momentin objektet ndodhen ne laborator, ku ruhen ne kushte te pershtatshme, ndersa pjesa tjeter e punes i takon arkeologeve per te kryer studimin. “Per shkak se objektet qene teper te demtuara, arkeologet nuk mund te kryenin asnje lloj studimi, ndaj edhe pas ketij restaurimi ju takon atyre te percaktojne periudhen se ciles i perkasin objektet”-shprehet Stamati. Por ku duhet te jete vendi i ketyre objekteve pas perfundimit edhe te studimeve nga arkeologet. E udhes eshte qe ato te ekspozohen ne Apoloni, ku edhe jane zbuluar. Por duke qene se Apolonia ka nje muze arkeologjik jo funksional, fati i tyre ende nuk dihet se cili do te jete.

Nje prej ketyre unzave mund edhe te vecohet pasi eshte me xham, me te cilin eshte gdhendur nje femer e shtrire ne divan. Per te vijuar me tej edhe me kater togeza te vecanta dhe gjashte fibulat.

Te demtuara nga lageshtira

Thesari i objekteve zbuluar ne Apoloni mese 1 vit shkuarn, ndonese nuk jane unike ne llojin e tyre, jane te nje rednesie te vecante. Restaurimi i tyre u krye ne Gjermani per shkak se objektet ishin teper te demtuara dhe kerkonin trajtim te specializuar. Nje prej ketyre unzave mund edhe te vecohet pasi eshte me xham, me te cilin eshte gdhendur nje femer e shtrire ne divan. Objektet kane qene teper te demtuara per shkak te nje korrezioni shume te anavcuar, i cili sipas Stamatit nuk eshte ndeshur me pare ne Apoloni. Me gjase kjo ka ndodhur pasi objektet jane zbuluat ne nje vend i cili ishte teper i lagesht.

Me pare, drejtori i Parkut te Apolonise, Marin Haxhimihali ka reaguar duke thene: “Mungesa e qofte edhe vetem nje pavioni te muzeut na penalizon se tepermi. Pengon majde gjithe strategjine e turizmit kulturor”.

Burimi: Koha Jone


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,