Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

“Rishkrimi, larg mediokritetit dhe politikes”

3 August 2008 nga admin  
Kategoria:  Kulture

Vleresimi: 12345(0 vota)
(127 shikime)

Dita e hartimit te nje teksti te Historise se Letersise Shqipe mund te jete larg, por debati, se si duhet ta shkruajme kete histori, duket se do te jete prezent, ndonese jo intensiv. Studiuesi dhe publicisti Piro Misha, gjithcka e nis duke thene: “Kur flitet per histori letersie, nuk mendoj se duhet te flitet per dicka zyrtare, pasi kjo eshte nje mangesi e periudhes komuniste, kur kishte vetem nje histori te mundshme letersie, qe ishte ajo zyrtare”. Nje prej pikave, qe perhere ka ngjallur debat, eshte vendi qe do te zene figurat e anatemuara pergjate diktatures komuniste. Por, nje tjeter “debat i nxehte”, mund te jete edhe ai i vleresimit te figurave, qe u krijuan dhe krijuan veprat e tyre pergjate viteve te komunizmit. A do mbeten shume prej veprave te krijuara ne ate periudhe?! Misha pohon se, “do mbeten ato qe do lejoje kohe. E them kete, pasi koha eshte e pameshirshme dhe do seleksionoje mjaft. Nuk them do mbetet shume, por padyshim qe do mbete poezia me e mire, romanet e krijuara ne ate kohe, pa dashur te permend autore”.

Z. Misha, a kemi momentalisht nje histori letersie dhe si e kemi te shkruar ate?

Kur flitet per Histori Letersie, nuk mendoj se duhet te flitet per dicka zyrtare pasi kjo eshte nje mangesi e periudhes komuniste, kur kishte vetem nje histori te mundshme letersie, qe ishte ajo zyrtare. Patjeter qe ne e kemi nje histori te letersise, qe eshte trashegimia jone, qe nis me shkrimet e para per te ardhur deri ne vitet e fundit. Kemi nje histori te letersise, por raporti i cdo brezi me trashegimine e tij, me te shkuaren e tij ndryshon, menyra si e lexon dhe e vlereson ate. Pasi trashegimia nuk eshte nje muze, ku cdo gje eshte e ngrire, por dicka e gjalle, perhere ne levizje. E per mua, ajo qe eshte e rendesishme tani, eshte se duhet te harrohet koncepti qe eshte shteti apo nje strukture e perqendruar qe duhet ta beje. Ne asnje vend te botes nuk ekziston kjo praktike, por ka shikime dhe qasje te ndryshme ndaj saj dhe eshte koha ajo qe jep gjykimin dhe vleresimin perfundimtar per ate cka mbetet. Ne e kemi nje histori tonen, e cila eshte pa diskutim ne zhvillim, ne ndryshim e qe keto vite e kane bere serish te veshtire, per shkak te politizimit ekstrem qe vijon te jete prezent nder ne. Historia e letersise ekziston, ndonese nuk eshte e shkruar, ajo eshte ne perceptimin e njerezve qe merren me letrat eshte panteon per figurat e letersise, nje ide per vlerat qe ka letersia jone.

Kemi histori, por ama te pashkruar. Do na duhet ta shkruajme, por kush mendoni se mund te beje?

Marr shkas nga pervoja e tere vendeve te tjera demokratike, per te thene se ka nje keqkuptim te madh kur prietet qe ky proces te behet nga shteti. Organet e specializuara qe mbijetojne nga parate e taksapaguesve mund ta bejne nje histori, por kjo s’do te thote se eshte histori e letersise. Histori letersie cdo vend ka shume te tilla dhe eshte gjykimi kritik, ai qe vlereson se cila prej ketyre teksteve mund t’i qaset me shume perceptimit te pergjithshem te historise se letersise se atij vendi. Por ideja qe qarkullon se historine e ben Akademia, Instituti apo Ministria e Kultures, eshte thjesht reminishence e se kaluares. Pasi, nese dikur ishte mire vetem ajo qe kalonte nga partia, edhe sot eshte e njejta situate, partia nepermjet shtetit ve vulen se cila eshte letersi e mire dhe cila e keqe, cila eshte komuniste dhe cila antikomuniste etj.

Figurat e anatemuara gjate viteve te komunizmit, cfare vendi mendoni se duhet te zene ne kete histori qe mund te shkruhet?

Renia e komunizmit e ka hapur nje debat te tille, i cili eshte i domosdoshem dhe te vijoje me seriozisht, larg emocioneve, tashme. Nje pjese e ketyre figurave jane rivleresuar. Nuk mund te flasim ne teresi, pasi do benim te njejtin gabim me kohen kur vleresimi vinte nga te qenit komunist, dhe sot te vleresohesh automatikisht pse je antikomunist, kjo nuk duhet te ndodhe. Tanime ne perfytyrimin publik ata kane zene vendin e duhur dhe pse ka ende vend per diskutime. Ajo eshte pjese e trashegimise sone qe u menjanua per arsyet qe dime, por qe sot po ze vendin qe i takon ne histori.

Sot po ndodh qe figurat e dikurshme qe qendronin ne majen e piramides letrare po anatemohen. Si mendoni se duhet te sillemi ne ndaj ketyre shkrimtareve sot?

Pas 18 vjetesh qe kane kaluar, ka ardhur koha te kemi nje debat larg emocioneve, por me ftohtesi duhet t’ju japim vlerave vendin qe iu takon, duke qendruar sa me larg politizimit. Mjerisht, edhe sot eshte teper i dukshem politizimi, duke nisur prej konkurseve letrare te Ministrise se Kultures, por edhe ne strukturat e reja qe Qendres se Studimeve Albanologjike, ka politizim te tejskajshem. Jane serish njerezit e partise qe ndodhen aty. Sot letersia eshte vlere kombetare dhe estetike dhe si e tille duhet te mbizoteroje. Por, jemi ende larg dhe une jam teper skeptik per nisma te tilla, kur pas qendrojne njerez politik. Eshte koha per nje debat te lire, larg reminishencave te se shkuares, ku secili duhet te thote mendimin e tij, per te shkuar tek ajo letersia e madhe e nje vendi. Me duket absurde qe sot Migjeni, duke qene poet i lejuar ne kohen e diktatures, te kete tendence per ta minuar ate qe eshte poeti me i madh shqiptar. E duhet patjeter te kemi prezent vetem Fishten. Ne krijimet e periudhes se komunizmit ka klishe, mediokritet e politizim, por jane krijuar vlera dhe shkrimtare te pamohueshem. Ka ardhur koha per nje gjykim gjakftohte te vlerave dhe kjo ka te beje me menyres se si jepet gjykimi letrar ne shkolla. Por, ajo qe shoh eshte politizimi i tejskajshem qe zevendeson mediokritetin komunist me nje mediokritet antikomunist. Jemi njelloj, pasi stereotipat, mediokriteti sic jane komunist, mund te jete edhe antikomunist.

C’mendoni ju se do mbetet nga letersia e krijuar para viteve ‘90-te?

Do mbeten ato qe do lejoje kohe. E them kete pasi koha eshte e pameshirshme dhe do seleksionoje mjaft. Nuk them do mbetet shume, por padyshim qe do mbetet poezia me e mire, romanet e krijuara ne ate kohe, pa dashur te permend autore. Por procesi i seleksionimit eshte ne vazhdim, pasi cdo brez ben zgjedhjet e tij, cdo popull ka muzeun e vlerave te ngrira qe jane shenimet historike dhe nje gjykim me te gjalle per gjerat qe jane me afer, me dinamik.

Ne tere vorbullen e problemeve te librit. Cili eshte ngerci me i madh, sipas jush?

Ngerci me i madh eshte mungesa e nje politike nga shteti, per sa i takon leximit. Kultura shqiptare duhet sikur ndertohet vetem ne qendren e Tiranes. Libri duhet te shkoje te lexuesi dhe shqiptaret, ne kushtet qe kane nuk mund te marrin libra ne bibliotekat e tyre, sepse pas renies se komunizmit bibliotekat tona nuk pasurohen me titujt e rinj. Kjo tregon se shteti nuk ka marre asgje seriozisht ne kete drejtim. Problem i madh eshte letersia qe sugjerohet te lexohet neper shkolla, te cilat ndryshojne nga politika e momentit dhe jo te udhehequra nga vlerat. Deshmite e nje kohe, si librat e At Zef Pllumit a Fatos Lubonjes, jane vlera te verteta per shkak te deshmive qe percjellin. Letersia dokumentare eshte pjese e nje kohe, dhe ka vleren e saj shume te madhe. Por spekulimi i ben keq edhe kesaj letersie dhe, per fat te keq, duke nisur nga shkollat, i demton vet deshmite e kohes se komunizmit, duke larguar lexuesit.

Nihilizmi i brezit te ri te krijuesve

Per publicistin Piro Misha, nihilizmi i brezit te ri ndaj krijuesve te se shkuares eshte “sindrome e perbotshme”. Pasi, sipas tij: “Gati cdo brez, per te afirmuar veten e tij mundohet te rrezoje brezin e meparshem. Dua te citoj Kadarene, i cili ka thene dikur ne nje takim, duke iu drejtuar brezit te ri: Ne letersi nuk hyhet me mllef. Ka teper mllef, por rendesi ka qe po normalizohet shumecka”. Fakti qe nihilizmi i te rinjve eshte evident, kjo s’do te thote aspak qe te besohet se e shkuara jone ne letersi eshte e pavlere. Madje, vlerat me te medha gjenden pikerisht ne te shkuaren. “Ne sot kemi nje letersi shqipe me vlerat e saj me te mira, Kadare, Kongoli, por edhe shkrimtaret me te rinj qe se fund jane evidentuar, duke percjelle vlerat e tyre”, shprehet Misha. Ai e perfundon duke thene: “Cfaredo qe te ndodhe, prioriteti i saj eshte qe te fitoje lexuesin”.

Burimi: Koha Jone


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , ,