Eralda Hitaj ne revisten “Vogue”
Jo me kot e kane krahasuar edhe me aktoren Angelina Jolie. Natyrisht eshte shume te krahasojme edhe suksesin e bukuroshes se Hollivudit me arritjet e Eralda Hitajt, megjithate duhet te pranojme se modelja shqiptare po shenon hapa te rendesishem ne fushen e modes, gje qe ndikon shume pozitivisht ne imazhin dhe karrieren e saj. Lajmi i fundit rreth Eraldes lidhet me revisten e njohur “Vogue”, pjese e se ciles modelja shqiptare eshte bere fale imazhit te saj ne fushaten publicitare te ores “Rolex”. Se fundi ajo eshte shfaqur ne edicionet franceze dhe indiane te kesaj reviste te njohur ne bote. Fotot, qe shoqerojne imazhin e Eraldes dhe qe prezantojne oren “Rolex” jane realizuar nga fotografi kosovar Fadil Berisha. Kohet e fundit, Eralda Hitaj eshte pare ndersa provon edhe si prezantuese ne ekran, ndonese per hir te se vertetes duhet te pranojme, se suksesi i saj i vertete qendron tek moda.
Burimi: Koha Jone



