Genta Ismajli: “Nuk me pelqen te bej shopping”
Këngëtares kosovare, Genta Ismaili, nuk i pëlqen të bëjë shopping dhe kjo është arsyeja përse këngëtarja e njohur që ndodhet aktualisht në Prishtinë, nuk del shumë në qytet për të blerë. Në një intervistë, ajo ka thënë se shumicën e gardërobës ia ble nëne saj, ndërsa për veshjet e ditës zakonisht kujdeset tezja e saj, që është edhe menaxhere për koncertet jashtë Kosovës. Këngëtarja bukuroshe ka pohuar gjithashtu se, nuk do të ketë ndonjë bashkëpunim me asnjë artist në të ardhmen, por vlerësoi si mjaft pozitiv duetin që pati një vit më parë Getoar Selimin.
Burimi: Gazeta Panorama




