Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Hamilton: Askush nuk eshte me rivalizues se une

27 August 2008 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345(0 vota)
(95 shikime)

Luis Hamilton mendon vetëm të fitojë dhe deklaron se nuk ka frikë kur garon: “Nuk shqetësohem për jetën time”. Në një intervistë për të përmuajshmen “Men‘s Health”, ylli britanik i Formula 1 rrëfehet duke zbuluar sekretet e suksesit të tij. “Fitorja është një koktej, ku si përbërës janë karakteri, përkushtimi, pasioni dhe talenti. Frika se mund të humb nuk më motivon, pasi nuk kam frikë se humbas. Në disa raste jam pak nervoz dhe kjo ndodh pasi e kam të qartë se mund të bëj një paraqitje të mirë”. Piloti i MekLarenit stërvitet me të njëjtën dëshirë që ka për jetën: “Të pilotosh është masakruese. Nëse një person normal do të pilotonte një njëvendëshe në një cirkuit me shpejtësinë tona, do ti shteronte të gjitha forcat për të mbyllur vetëm një xhiro. Në fakt, nëse trupi im nuk është i përgatitur, fillon t‘i marrë energji mendjes. Humbet përqendrimin dhe paraqitja nuk është në nivele të larta. Kjo është arsyeja përse dua të jem piloti më i stërvitur në Formula 1. Në këtë sport askush nuk është më rivalizues sesa unë”. Hemilton mendon vetëm për fitoren dhe për të mos u shpërqendruar, ai nuk shfleton as gazetat që e lavdërojnë. Për të, përqendrimi është thelbësor: “Kur futem në makinë dhe motori ndizet, ndjej adrenalinën në trup. Që prej atij çasti jam ‘i mprehtë‘, i gatshëm për të garuar. Jam në gjendjen mendore që më lejon ta shtrëngoj makinën në limit. Është njësoj si të jesh në ekuilibër në tehun e një brisku dhe të qëndrosh aty për aq kohë sa zgjat gara. Frikë? Nuk trembem për jetën time. Asnjëherë. Në këtë zanat, mendoj se është më mirë kështu”.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,