Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Show Seriale Big Brother Albania 2 Kafazi I Arte 6
Chat Degjo Muzike Lojra Barsaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Kembimi Valutor Receta Gatimi Horoskopi Sot Horoskopi 2009 Informatike
Sms Falas Web Messenger Faqe Shqiptare Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Emra Shqiptare Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta & Revista Televizione & Radio Universitete Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti
Javascripts Html Encrypter Pagerank Checker

Kryeministri zbulon grupin “armiqesor” ne ARMO

September 4, 2008 nga admin  
Kategoria:  Politike

Vleresimi: 12345(0 vota)
(33 shikime)

Tronditet Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës pas deklaratave të Kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë, i cili theksoi se disa punonjës tentuan të sabotojnë procesin e privatizimit të ARMO-s. Jo më larg se dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit kuvendor të Partisë Demokratike, Berisha ka informuar deputetët e djathtë se zyrtarët e Ministrisë së Ekonomisë ishin në qendër të këtij sabotimi, për të cilët është dërguar edhe dosja në prokurori. Publikisht, kreu i qeverisë ndryshon qëndrim, ku në vend të fjalës “zyrtar” përdor termin “punonjës”. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë nën hetim të gjithë ata persona që kanë marrë pjesë në procesin e tenderit të privatizimit të shoqërisë së karburanteve ARMO. Veç të tjerave, deklarata e Kryeministrit citohet si e nxituar nga grupi hetimor, për shkak se krijon probleme me hetimet, pasi ato nuk janë mbyllur ende. Një furtunë lëvizjesh pritet të ndodhë në Ministrinë e Ekonomisë, ku zbulimi i grupit armiqësor ndaj ARMO-s do të “presë kokat” e fajtorëve, pas përfundimit të hetimit nga prokuroria. Në qendër të deklaratave indirekte të Kryeministrit, duket se janë zyrtarët e lartë, duke filluar nga zëvendësministrat. Problemet për republikanët duket sikur nuk kanë të sosur, pasi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Neritan Alibali, që ishte dhe kryetar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, është etiketuar si një nga personat kryesorë që duhet të japë sqarime mbi skandalin që lidhet me privatizimin e ARMO-s.

Misteri i sabotimit

Pas mbylljes së privatizimit të ARMO-s dhe firmosjes së kontratës me blerësin e ri, Kryeministri Berisha i është kthyer sërish këtij procesi të vështirë, duke zbuluar një pjesë të misterit me të cilin ishte rrethuar. Ai deklaroi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se policia kriminale neutralizoi sabotatorët, që po përpiqeshin ta dështonin procesin. “Kjo ndodhi pasi këta zyrtarë kishin marrë oferta nga kompani të tjera”, u shpreh kreu i qeverisë. Duke shtuar se dosja ka shkuar tashmë në prokurori, Berisha theksoi se Ministria e Brendshme dhe policia kriminale kanë penguar veprimin korruptiv të punonjësve që kontriubojnë për sabotimin e suksesit.

Reagimi i Berishës

Këshilli i Ministrave ka miratuar dje kontratën për shitjen e 85 për qind të aksioneve të ARMO-s, që kap vlerën e 130 milionë eurove. Privatizimi i shoqërisë së karburanteve ARMO, sipas kreut të qeverisë Sali Berisha është rrezikuar nga sabotimi i një grupi armiqësor brenda qarqeve të larta shtetërore. Në fjalën e tij, Kryeministri, pa përmendur emra fajtorësh, ka skicuar mënyrën se si u pengua sabotimi i privatizimit të ARMO-s, prej së cilës qeveria tashmë ka në buxhetin e saj 130 milionë euro më shumë.

“Ministria e Brendshme dhe policia kriminale, e cila me një ndërhyrje precize dhe kompetente neutralizoi në kohë veprimin e papërgjegjshëm dhe korruptiv të ndonjë punonjësi, që tërësisht mbi interesa personale, bashkëpunonte çdo ditë për sabotimin e suksesit, sepse kishin marrë oferta personale të mëdha. Kjo ndërhyrje ishte jashtëzakonisht e dobishme, pasi e lejoi ministrin të marrë vendimet e duhura dhe natyrisht dosja ka shkuar në prokurori”, u shpreh Berisha. Ai e cilësoi procesin e privatizimit të shoqërisë së karburanteve ARMO të suksesshëm dhe theksoi se “gjobëvënësit apo gjobëprerësit morën përgjigjën që meritonin dhe arka e publikut shqiptar do të ketë 130 milionë euro më shumë për të ndërtuar rrugë, shkolla, për të rritur pagat dhe për të zvogëluar borxhin”. Kryeministri theksoi se vlera e shitjes së ARMO-s ka kapur një vlerë tre herë më të madhe se sa ofertat e dhëna gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.

Berisha e cilësoi kontratën për privatizimin e ARMO-s si një akt të suksesshëm pas procesit të negociatave. Blerësit e saj janë kompanitë “Amra Oil sh.a” dhe konsorciumi “Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group”. Kryeministri Berisha e vlerësoi në tërësi procedurën e privatizimit si procedurën më model dhe transparente, të ndjekur në këto 18 vite në privatizimin e një aseti shtetëror. “Në vitin 2004, për këtë kompani, me të gjitha anekset dhe aksesorët e saj, u ofrua gjithsej vlera 10 milionë dollarë. Ndërsa, pa anekset dhe aksesorët e tjerë, pa një seri pika shpërndarjesh dhe magazinimesh, me të cilat është krijuar një ndërmarrje tjetër, kompania u privatizua me vlerën e 130 milionë eurove”, tha Berisha.

Konsorciumi

Fituesit: Investimi, 250 milionë dollarë

Konsorciumi i përbërë nga tri kompanitë “Anika Enterprises SA”, “Refinery Associates Of Texas” dhe “Mercuria Energy Group” ka vlerësuar dje finalizimin e procesit të vendimmarrjes nga institucionet e qeverisë së Shqipërisë për blerjen e 85 për qind të aksioneve të kompanisë ARMO. “Konsorciumi dëshiron të shprehë se kompania ARMO do të hyjë së shpejti në një fazë të re të administrimit dhe zhvillimit të saj”, deklaroi drejtori i konsorciumit në Shqipëri, Rezart Taçi. “Me një projekt investimi të parametrave modernë në një shifër prej 240 milionë dollarësh për pesë vitet e para, konsorciumi do të ndërmarrë hapa për ta sjellë produktin e dy rafinerive të Ballshit dhe Fierit në përputhje me kushtet dhe kërkesat më të mira të tregut”, u shpreh drejtori i konsorciumit Rezart Taçi. Investimi sipas tij do të përfshijë rinovimin e teknologjisë, infrastrukturën teknike dhe atë profesionale, trajnimin e punonjësve dhe reforma sociale, duke vlerësuar padyshim përvojën e punonjësve të kompanisë ARMO. “Është parashikuar një paketë e rëndësishme për përmirësimin e parametrave të ambientit, pasi në këto vite, zona ku janë vendosur dy rafineritë, ajo e Ballshit dhe e Fierit, ka qenë shumë problematike për ndotjen ambientale. Shifra prej 50 milionë dollarësh do të investohet në këtë drejtim që brenda disa vitesh të kemi tregues optimalë”, u shpreh Taçi. Sipas tij, studimi dhe projekti është përgatitur nga ekspertët më të mirë në këtë fushë, të cilët do të ndjekin nga afër zbatimin e tij. Konsorciumi do të presë pas miratimit të vendimit të shitjes së kontratës nga Këshilli i Ministrave edhe ratifikimin e kontratës nga Kuvendi i Shqipërisë.

Privatizimi

Kronologjia që shoqëroi procesin nga 21 maji deri më 3 shtator, në shpalljen e fituesve

Kontrata e ARMO-s, mes dyshimeve dhe suksesit 127 milionë euro

Tenderi për shitjen e 85 për qind të aksioneve të ARMO-s daton më 21 maj, por vetëm pas tre muajve qeveria do të finalizojë blerjen nga tri kompani të njohura ndërkombëtare. I shoqëruar në fillim me hije skandali për shitblerje informacioni dhe shkelje të rregullave, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, do të shpallte fitues më 9 qershor konsorciumin “Refinery Associates of Texas”, “Anika Enterprises” dhe “Mercuria Energy Group”. Grupi i kompanive, me në krye amerikanët e “Teksas”, ofruan rreth 125 milionë euro për blerje dhe si investim rreth 240 milionë euro, duke marrë kështu 93 pikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në Ministrinë e Ekonomisë. Një ditë më pas, tri kompanitë fituese, janë shprehur kundër kryerjes së reformës për punonjësit e ARMO-s dhe madje për rritje të pagave deri në 30 për qind. Një ndër pikat ku tri kompanitë, kryesisht amerikane dhe zvicerane, dolën fituese, ishte niveli i parashikimit për të investuar, që për katër vitet e para do të jetë rreth 240 milionë euro. Pronarët e rinj të ARMO-s kanë shprehur dëshirën që nafta e nxjerrë nga puset e “Albpetrolit” të mos shkojë për eksport, por të qëndrojë te kompania e tyre, e cila duke e përpunuar me teknologjinë e investuar, mund të nxirret në tregun vendas me një cilësi më të mirë dhe me çmime të ulëta. Pasi kaluan afro dy muaj, (25 gusht) Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës përfundoi procesin e firmosjes së kontratës së shitjes të 85 për qind të aksioneve të kompanisë shtetërore të ARMO-s ndaj tro shoqërive: Anika Enterprises SA, Mercuria Energy Group Limited dhe Refinery Associates of Texas, INC., më pas, konsorciumi i ka dorëzuar ministrisë një garanci kontrate prej 20 përqindësh të çmimit, ndërsa në bazë të kontratës shoqëritë janë përgjegjëse solidare për pagesën e çmimit të blerjes, zbatimin e biznes-planit, etj. Pas gjithë këtyre veprimeve, qeveria ka finalizuar dje shitjen e aksioneve të ARMO-s. Duke miratuar kontratën me kompanitë fituese. Tashmë i mbetet Kuvendit të vendosë përfundimisht për kalimin e 85 për qind të aksioneve te privati.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark



Tags: ,