Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Show Seriale Big Brother Albania 2 Kafazi I Arte 6
Chat Degjo Muzike Lojra Barsaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Kembimi Valutor Receta Gatimi Horoskopi Sot Horoskopi 2009 Informatike
Sms Falas Web Messenger Faqe Shqiptare Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Emra Shqiptare Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta & Revista Televizione & Radio Universitete Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti
Javascripts Html Encrypter Pagerank Checker

Presidenti: Duhet perkushtim per forcimin e shtetit

September 4, 2008 nga admin  
Kategoria:  Politike

Vleresimi: 12345(0 vota)
(30 shikime)

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka pritur dje kryetarin e Aleancës për Ardhshmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj. Gjatë këtij takimi, Presidenti Topi ka vlerësuar rolin e spikatur të Haradinaj gjatë luftës çlirimtare, kontributin e çmuar përgjatë procesit të pavarësimit, si edhe maturinë e përvojën e vyer politike në kohën kur ishte Kryeministër i Kosovës. Kreu i shtetit risolli në kujtesë vizitën e paharruar në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen për pritjen e ngrohtë që iu rezervua nga mbarë populli dhe të gjitha personalitetet, jo vetëm në Prishtinë, por veçanërisht në Pejë. Presidenti Topi ka theksuar se tashmë, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së saj nga shumë demokraci të fuqishme të botës, Kosova gjendet në një moment të rëndësishëm historik dhe ka shumë nevojë për përkushtimin dhe mbështetjen maksimale për njohjen e saj të mëtejshme, duke siguruar se shteti shqiptar dhe përfaqësuesit e tij do të vazhdojnë ta bëjnë këtë në të gjitha takimet e nivelit të lartë me partnerët ndërkombëtarë. Ish-kryeministri kosovar dhe udhëheqësi i AAK-së, Haradinaj, pasi ka falënderuar Presidentin Topi për pritjen e rezervuar, ka vlerësuar rolin moderues dhe kontributin e tij të rëndësishëm përgjatë procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe arritjen e pavarësisë së saj. Haradinaj është pritur mjaft përzemërsisht dje edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark



Tags: ,