Sejdiu dekreton ambasadoret e pare

September 3, 2008 nga admin  
Kategoria:  Rajoni

Vleresimi: 12345(0 vota)
(22 shikime)

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekretuar dje të ngarkuarit me punë në misionet diplomatike në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretet e presidentit të Republikës së Kosovës për themelimin e Misioneve Diplomatike në nivel ambasade. Dekretimi i presidentit erdhi pas propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e të ngarkuarve me punë. Në vendimin e presidentit Sejdiu thuhet: “Miratohet Propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.01/32, i datës 28.08.2008, për të emëruar këta të ngarkuar me punë (charge d’affaires ad interim)”: 1. Uashington – Avni Spahiu, 2. Londër – Muhamet Hamiti, 3. Paris – Muhamedin Kullashi, 4. Berlin – Vilson Mirdita, 5. Romë – Albert Prenkaj, 6. Bruksel – Ilir Dugolli, 7. Ankara – Bekim Sejdiu, 8. Vjenë – Sabri Kiqmari, 9. Bern – Naim Mala, 10. Tiranë – Gazmend Pula.
Ministria e Punëve të Jashtme është udhëzuar që të ndërmarrë hapat e nevojshëm për implementimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Duke folur para gazetarëve Presidenti Sejdiu vlerësoi se institucionet kosovare kanë bërë një zgjedhje shumë të mirë të të ngarkuarve me punë. “Është me rëndësi që e kemi kryer këtë punë. Është një vendim pas konsultave të gjata. Mendoj se kemi bërë një zgjedhje jashtëzakonisht të mirë të të ngarkuarve me punë”,- tha Sejdiu, duke shtuar se beson që Ministria e Jashtme do të marrë veprimet e nevojshme për të kryer aspektet logjistike për të pasur një fillim të mirë. Gjithashtu kreu i shtetit tha se Kosova së shpejti do ta zgjerojë rrjetin e saj diplomatik. Ndërkohë pritet së shpejti emërimi edhe i zëvendësve të të ngarkuarve me punë. Diplomati i partë në ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington, Avni Spahiu tha se si prioriteti i tij do të jetë forcimi dhe mbajtja e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe lobimi për njohjen e pavarësisë.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark