Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Beqiri, emocione kuqezi: Do pranoj zgjedhjet

2 September 2008 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345(0 vota)
(89 shikime)

Në derën e hotel “Tirana Internacional” shoqërohet nga të afërmit e tij. Gëzimi është i pashmangshëm. Elvin Beqiri rikthehet në Kombëtare pas 17 muajsh mungesë dhe nga emocionet që transmeton duket sikur e ka për herë të parë. Edhe pse disa minuta me vonesë nga orari i përcaktuar për drekën (trajneri Han ka vendosur një rregullore strikte për ndeshjet eliminatore të Botërorit), mbrojtësi 27-vjeçar nuk nguron t‘i përgjigjet interesit të gazetarëve. “Të them të drejtën, ky grumbullim erdhi si surprizë e bukur. Është më tepër një stimul për të ardhmen”, pohoi Beqiri. Me pozicion natyral si qendërmbrojtës, shkodrani është një alternativë e mirë për të plotësuar “hapësirën” e mbetur bosh pas largimit të Nevil Dedes. 35 ndeshjet me fanellën kuqezi janë një siguri dhe eksperiencë më shumë për repartin difensiv, megjithatë Elvin Beqiri nuk pretendon menjëherë një fanellë titullari. “Vendimi do të merret vetëm nga trajneri dhe unë do ta respektoj, vazhdoi ai. Për mua, e rëndësishme është që jam në skuadër, pasi më kishte munguar kjo atmosferë. Më pas, nëse pas stërvitjes së këtyre ditëve trajneri mendon se e meritoj, do të jem i gatshëm”. Lojtari i Vllaznisë është pjesë e përfaqësueses prej afro pesë viteve, e tashmë mund të quhet një nga “veteranët” e skuadrës, edhe pse mungon që prej 28 marsit 2007, në ndeshjen ku Shqipëria mori barazimin 0-0 në fushën e Bullgarisë.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , ,