Raporti: Shqiperia, e fundit ne rajon per lirine e medias
Shqipëria është vendi me liri më të pakët për mediat në të gjithë Ballkanin. Këtë përfundim e ka nxjerrë një nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare me qendër në Francë, që ka statusin e vëzhguesit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Në raportin për vitin 2008 mbi lirinë e medias, vendi ynë renditet në vendin e 79, duke u ngjitur me 7 vende, pasi në 2007-ën renditej e 87-a. Me gjithë këtë indeks ngushëllues, duke u krahasuar me vendet e tjera të rajonit tonë, fatkeqësisht Shqipëria është më poshtë. Madje edhe Serbia renditet e 64-ta, pra 12 vende para nesh. Ndërkaq, Maqedonia ndodhet në vendin e 42-të, kurse Kosova në të 58-in. Mali i Zi, më të mirin akoma, ai ndodhet në vendin e 53, në indeksin vjetor të lirisë së medias. Kurse Bosnja është më mirë se të gjithë dhe çuditërisht ndodhet në një nivel me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht në vendin e 36-të.
Në listën e “Reporterëve pa kufij”, Shqipëria është pas një sërë vendesh afrikane, të tilla si Trinidad Tabako, Namibia, Gana, Mali etj., të cilat rezultojnë se kanë më shumë hapësirë për lirinë e medias. “Reporterët pa kufij”, në raportin e tyre, theksojnë se demokracia nuk garanton domosdoshmërisht lirinë e medias. “Nuk është prosperiteti ekonomik që garanton lirinë më të madhe të shtypit, por është paqja”. Sipas këtij grupimi, fjala e lirë është prekur në disa vende, në mënyrë të veçantë në SHBA dhe Izrael, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. E teksa demokracitë parlamentare që nuk janë të përfshira në luftë, janë mirë në këtë drejtim, të tjerët ku përfshihen SHBA-ja dhe Izraeli ndihmojnë në ndrydhjen e lirisë së shtypit. Kjo është arsyeja përse SHBA-ja për shembull, është në vendin e 36-të në klasifikimin e vendeve më të lira. Në krye të rreth 20 vendeve evropiane janë ato nordike, si Islanda, Norvegjia dhe Finlanda. Disa nga demokracitë e reja përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Sllovakinë janë në dhjetë vendet kryesore. Islanda mbron vendin e parë të lirisë së shtypit. Kurse Mbretëria e Bashkuar, Britania e Madhe, ndodhet në vendin 23-të. Disa demokraci janë në nivele të dobëta, Rusia për shembull, si Pakistani dhe Sri Lanka. Kina lëngon në vend të fundit, megjithëse për të, 2008-a ka qenë një vit olimpik. Kina në raportin e “Reporterëve pa kufij” ndodhet edhe më keq se Arabia Saudite, Uzbekistani, Zimbabve dhe Irani, por jo më keq se Birmania. Organizata “Reporterët pa kufij”, në raportin e saj, thekson se nuk është prosperiteti ekonomik që garanton lirinë më të madhe të shtypit, por është paqja.
E teksa demokracitë parlamentare që nuk janë të përfshira në luftë janë mirë në këtë drejtim, të tjerët ku përfshihen SHBA-ja dhe Izraeli ndihmojnë në ndrydhjen e lirisë së shtypit.
Krahasimi
Në raportin për vitin 2008 mbi lirinë e medias, vendi ynë renditet në vendin e 79, duke u ngjitur me 7 vende, pasi në 2007-ën renditej e 87
Dokumenti
Raporti vjetor i OSBE-së për mediat në vend
Një javë më parë, Prezenca e OSBE-së në Tiranë, publikoi raportin vjetor për Shqipërinë, ku flitej edhe për problemet e mediave. Në këtë raport, theksohet se në lidhje me reformën në sektorin e mediave, në korrik 2008, Kuvendi inicioi një projektligj për transmetimet radiotelevizive, i cili synon të unifikojë ligjet ekzistuese, atë për Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat dhe ligjin për Transmetimet Numerike. Gjithsesi, garancitë që projektligji ofron për pavarësinë e Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (KKRT) dhe të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) duken të pamjaftueshme dhe ka ende një mungesë përparimi në hartimin e një strategjie dixhitale të konsultuar gjerë. Kjo situatë bie në kundërshti me Planin e Veprimit të adoptuar në vitin 2007 me Komisionin Evropian dhe Këshillin e Evropës (KE), i cili parashikon miratimin e një ligji të ri për transmetimet përmes një procesi transparent. KKRT-ja vazhdon të kritikohet për vendimet e saj të dukshme jotransparente të licencimit dhe për mungesën e perceptuar të pavarësisë së saj nga qeveria - një kritikë e cila i drejtohet edhe RTSH-së. Më 1 tetor 2008, Përfaqësuesi i Lirisë së Mediave u shprehu aktorëve të Kuvendit shqetësim në lidhje me këto zhvillime.
Vërejtja
Garancitë që projektligji ofron për pavarësinë e Këshillit të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) duken të pamjaftueshme
Renditja
1 Islanda
- Luksemburgu
- Norvegjia
4 Estonia
- Finlanda
- Irlanda
7 Belgjika
- Letonia
- Zelanda e Re
- Sllovakia
- Suedia
- Zvicra
13 Kanadaja
14 Austria
- Danimarka
16 Republika Çeke
- Lituania
- Holanda
- Portugalia
20 Gjermania
21 Xhamajka
22 Kosta Rika
23 Hungaria
- Namibia
- Mbretëria e Bashkuar
26 Surinam
27 Trinidad dhe Tobago
28 Australia
29 Japonia
30 Sllovenia
31 Qipro
- Gana
- Greqia
- Mali
35 Franca
36 Bosnjë Hercegovina
- Kepi i Gjelbër
- Afrika e Jugut
- Spanja
- Tajvani
- SHBA
42 Maqedonia
43 Uruguai
44 Italia
45 Kroacia
46 Izraeli (Territori i Izraelit)
47 Mauritius
- Polonia
- Rumania
- Koreja e Jugut
51 Hong-Kongu
- Liberia
53 Qipro (E Veriut)
- Mali i Zi
- Togo
56 Kili
57 Panama
58 Kosova
59 Bullgaria
- Nikaragua
61 Kuvajti
62 Salvadori
63 Burkina Faso
64 Serbia
65 Timori Lindor
66 Botsvana
- Libani
68 Argjentina
69 Emiratet e Bashkuara Arabe
70 Benin
- Malavia
- Tanzania
73 Haiti
74 Butani
- Ekuadori
- Katar
- Sejshëll
- Zambia
79 Shqipëria
- Fixhi
81 Guineja-Bisau
82 Brazili
- Republika Dominikane
- Tonga
85 Republika e Afrikës Qendrore
86 Senegali
87 Ukraina
88 Guajana
89 Komoros
90 Mozambiku
- Paraguai
92 Kongo
93 Mongolia
94 Burundi
- Madagaskari
96 Bahrein
97 Kenia
98 Moldavia
99 Guineja
- Honduras
101 Guatemala
102 Armenia
- Turqia
104 Maldivet
105 Mauritania
106 Taxhikistani
107 Uganda
108 Peruja
109 Bregu i Fildishtë
110 Gabon
111 Indonezia
- Kirgistan
113 Venezuela
114 Sierra Leone
115 Bolivia
116 Angola
- Lesoto
118 India
119 SHBA (territoret jashtë vendit)
120 Gjeorgjia
121 Algjeria
122 Maroku
123 Oman
124 Tajlanda
125 Kazakistani
126 Kamboxhia
- Kolumbia
128 Jordania
129 Kameruni
130 Niger
131 Nigeria
132 Malajzia
133 Çadi
134 Xhibuti
135 Sudani
136 Bangladeshi
137 Gambia
138 Nepali
139 Filipine
140 Meksika
141 Rusia
142 Etiopia
143 Tunizia
144 Singapori
145 Ruanda
146 Egjipti
147 Svaziland
148 Republika Demokratike e Kongos
149 Izraeli (Territoret e jashtme)
150 Azerbajxhani
151 Zimbabve
152 Pakistani
153 Somalia
154 Bjellorusia
155 Jemeni
156 Afganistani
- Guineja Ekuatoriale
158 Iraku
159 Siria
160 Libia
161 Arabia Saudite
162 Uzbekistani
163 Territoret Palestineze
164 Laos
165 Sri Lanka
166 Irani
167 Kina
168 Vietnami
169 Kuba
170 Burma
171 Turkmenistani
172 Koreja e Veriut
173 Eritrea
Fakti
Indeksi shtohet për shtetet e kontinentit problematik
Vendet afrikane, rrisin lirinë e shtypit
Disa vende afrikane paraqiten më mirë se në vitet e mëparshme për sa i takon lirisë së shtypit, ndër to Namibia, Gana dhe Mali.
Këto vende janë më mirë se Spanja dhe Italia, të cilat kanë shënuar një ulje. Raporti thotë se kjo ulje ka ndodhur për shkak të ndërhyrjes së mafies në politikë. Libani, Haiti dhe Argjentina kanë shënuar përparime, kurse Venezuela, Çadi dhe Sudani kanë pësuar rënie. Disa demokraci janë në nivele të dobëta, Rusia për shembull, si Pakistani dhe Sri Lanka. Kina lëngon në vend të fundit, megjithëse ky ka qenë viti olimpik. Ajo është më keq se Arabia Saudite, Uzbekistani, Zimbabve dhe Irani, por jo më keq se Birmania.
Nënvizimi
Raporti thekson se çështjet e sigurisë kanë penguar mediat
SHBA dhe Izraeli, “problemet” nga lufta
“Reporterët pa kufij” theksojnë se fjala e lirë është prekur në disa vende, në mënyrë të veçantë në SHBA dhe Izrael, për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Ky paralajmërim përkon edhe me publikimin e një raporti vjetor të grupit për lirinë e shtypit.
Grupi “Reporterët pa kufij”, thotë se nuk është prosperiteti ekonomik që garanton lirinë më të madhe të shtypit, por është paqja. E teksa demokracitë parlamentare që nuk janë të përfshira në luftë janë mirë në këtë drejtim, të tjerët ku përfshihen SHBA-ja dhe Izraeli ndihmojnë në ndrydhjen e lirisë së shtypit.
Kjo është arsyeja përse SHBA-ja për shembull, është në vendin e 36-të në klasifikimin e vendeve më të lira. Në krye të rreth 20 vendeve evropiane janë ato nordike, si Islanda, Norvegjia dhe Finlanda. Disa nga demokracitë e reja përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Sllovakinë janë në dhjetë vendet kryesore.
Burimi: Gazeta Shqip




