Beyonce, dy kenge per nje album
Pas një periudhe të gjatë pushimi, princesha e pop-it, Beyonce rikthehet më madhështore se kurrë. Albumi i ri i saj i “I Am” do të dalë në SHBA në18 nëntor. Këngëtarja i dhuron fansave të saj dy këngë të reja me videot përkatëse “If I Were A Boy” dhe “Single Ladies (Put A Ring On It)”.
Kënga e parë është pak pop-rock, ndërsa e dyta risjell edhe njëherë muzikën R&B, të pagabueshmin ’stili Beyonce’.
Fansat e këngëtares presin me padurim të shohin videon e re, në të cilën diva e ‘R&B shfaqet si police. Një koreogarfi sensuale me lëvizje po sensuale, ndërsa për “Single Ladies (Put A Ring On It)”, ajo e ka lënë surprizë, por siguron se fansat nuk do të zhgënjehen.
Por kjo nuk është e gjitha. Në kopertinën e revistës “Essence” ku dha dhe intervistën e parë për albumin ajo duket shumë në formë: “Ajo që ekziston mes meje dhe burrit tim, Jay është dashuri e vërtetë”.
Burimi: Top Channel



