Johny Depp, 56 milonë dollare per nje film
Që Johnny Depp do të vishte edhe njëherë rrobat e Jack Sparrow kjo dihej tashmë. Por ajo që nuk dihej qendronte në faktin, se sa e kishin paguar aktorin, për rikthimin te “Pirati i Karaibeve 4″.
Gazeta të ndryshme amerikane flasin për shifra për në librin Guinness. “Daily Mail” shkruan se produksioni i ka garantuar një çek prej 56 milionë dollarësh.
Nuk dihet akoma në është një thashethem apo e vërtetë, por ajo që dihet me siguri ështëse bëhet fjalë për një shifër gjigande, madje më e madhe edhe nga ajo që do të marrë Tobey Maguire për interpretimin e të dy serive në vazhdim të “Spider-Man 3-4″.
Nëse shpërblimi do të konfirmohet atëherë do të jetë një rekord i ri në kinemanë hollivudiane. Mbajtësi aktual i rekordit të shpërblimeve është Tom Hanks, që ka fituar 50 milionë dollarë për interpretimin e profesor Langdon te “Kodi i Da Vinçit”.
Burimi: Top Channel



