Rudina Magjistari nis misionin e saj te shtunave

October 14, 2008 nga admin  
Kategoria:  Showbiz

Vleresimi: 12345 (2 vota)
(302 shikime)

Do të jetë një program që do të na dhurojë shumë emocione, por dhe shumë dashuri. Dhe titulli është Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon”. Duket se gjithçka është gati dhe starti është parashikuar për të shtunën në darkë, duke filluar nga 18 tetori. Do të kemi mundësi të shohim për rreth dy orë e gjysëm një program ku protagonistë do të jenë njerëz të thjeshtë, me historite e tyre prekëse, te dhimbshme apo mallëngjyese. Një program, i cili do të ketë në themel të tij dashurinë njerëzore, kujdesin dhe vëmendjen ndaj njëri-tjetrit. Njerëz që kanë humbur kontaktet me njerëzit e tyre të dashur, problematika të ndryshme njerëzore, por edhe histori të gëzuara do të jenë në fokus të programit “Rudina Magjistari-Misioni Vazhdon”. Kësaj here autoren e programit dhe moderatoren e njohur do të mund ta ndjekim nga një tjetër ekran, në një nga kanalet më të rëndësishëm, “Vizion Plus”, i cili i ka siguruar asaj gjithë suportin e mundshëm për të na servirur një program sa më cilësor dhe kompetitiv. Tashmë dihet pasioni i Magjistarit për të bërë programe që kanë në qendër të vëmendjes histori njerëzore dhe për të dhënë nëpërmjet tyre mesazhin e rëndësishëm që nukduhet të jemi indiferentë ndaj njëri-tjetrit e aq më tepër ndaj njerëzve në nevojë. Gjithashtu do të vijojnë të ndiqen raste të njerëzve që kanë humbur kontaktet me të afërmit, për të cilët stafi i gazetarëve të “Vizion Plus” ka rreth dy vite që është angazhuar në kanalin “Vizion Plus”. Po kështu do të ndiqen edhe plot histori të trajtuara në programin e sezonit të kaluar të Magjistarit, “Tkam zemër”. Për këtë program po punon një staf i madh përditë intensiv- isht. Pikërisht të shtunave do të transmetohet kur të rinisë edhe programi “Më shumë dashuri”, i Vera Grabockës, nën drejtimin e Alketa Vejsiut tek televizioni “Klan”. Padyshim që duke qenë në ide shumë të ngjashme, teleshikuesit që pëlqejnë këtë format do të jenë të detyruar të zgjedhin njërin prej tyre.

Burimi: Panorama Plus


bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,