Dinamo fitorja qe e afron ne krye
Dinamo mposht 2-0 Partizanin, ne ndeshjen kryesore te javes. Kampionet e vendit dhe nen-kampionet u perballen ne “Selman Stermasi”, ku u ndane me nje fitore te paster te bluve. Nje gol ne pjese te pare dhe nje tjeter ne pjese te dyte i dhane fitoren Dinamos, e cila eshte afruar ndjeshem me kreun e klasifikimit. Ne fillim Dinamo ishte rreshtuar me tre mbrojtes, ku ne qender mbronte kapiteni Arjan Pisha. Ne mesfushe blute luanin me me shume forca. Ishte rikthyer ne fushe Artion Poci. Nga ana tjeter Partizani i Likes mbrohej me kater mbrojtes. Blute u shfaqen me te rrezikshem ne pjese te pare. Disa zbritje te njepasnjeshme dhe portieri Shehi vihen ne veshtiresi. Por Partizani rrezikoi i pari porten e Kotorrit. Gjithsesi, Dinamo me ane te Capjes i eshte afruar golit, kur elbasanasi, goditi fuqishem ne afersi te zones dhe topi u perplas ne shtylle. Me tej pergjigja e te kuqve. Te besuarit e Hasan Likes rrezikojne fillimisht me ane te brazilianit Roma. Me tej Bakaj goditi trekendeshin e portierit, Kotorri. Pjesa e pare mbyllet me epersine te Dinamos, e cila gjen golin me ane te Pocit. I kudondodhur mesfushori ferak gjen rrjeten 8 minuta para mbylljes se pjeses se pare, duke i dhene nje goditje fatale Partizanit. Ne pjese te dyte Partizani e kerko me teper golin, por sulmuesi Plaku, 18 minuta para mbylljes dyfishon rezultatin dhe i ben te pavlefshem perpjekjet e Partizanit. Megjithese trajneri i Partizanin, Hasan Lika ben gjithcka qe ekipi te gjeje golin, Partizani ne kete pjese loje kryen volum dhe niveli i derbit u permiresua, krahasuar me pjesen e pare. Humbja e Partizanit ishte serish deshperuese per ekipin e Hasan Likes. Te kuqte duhet te presin rezultatin e Bylisit ne ndeshjen e sotme, per te pare nese do te jene te vetem apo jo ne fund te klasifikimit.
Burimi: Koha Jone





