E akuzojne per vjedhje, arratiset nxenesi 14-vjecar

November 19, 2008 nga admin  
Kategoria:  Aktualitet

Vleresimi: 12345(0 vota)
(97 shikime)

Situata të pakëndshme në klasë, “zhduket” nxënësi. Një numër celulari dhe fotoja e një të mituri janë shfaqur në ambientet publike të qytetit bregdetar, kryesisht të lagjes 6 të qytetit dhe shkollës 9-vjeçare në të cilën ai mëson. Elis F., 14 vjeç, nxënës i shkollës “Nënë Tereza”, prej disa ditësh është larguar nga familja dhe nuk është paraqitur në shkollë, duke alarmuar familjarët. Disa konflikte të krijuara mes bashkëmoshatarëve të tij dhe ngritjes së gishtit akuzues ndaj tij, dyshohet të jenë shkaku i largimit të djalit nga banesa dhe shkolla, po zgjatja në kohë e mungesës i ka alarmuar njerëzit e tij. Ndërkohë në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Durrësit rasti nuk është bërë i ditur, ndonëse situata konfliktuale që ka sjellë si pasojë largimin e të miturit, ka ndodhur brenda mureve të një institucioni të edukimit, siç është shkolla. Familjarët kanë njoftuar policinë për mungesën e fëmijës, duke kërkuar ndihmë në gjetjen e tij, ndërsa vazhdojnë dhe vetë kërkimet intensive. Djali i zhdukur pa gjurmë është nxënës i klasës së nëntë të shkollës “Nënë Tereza”, në lagjen 6 të qytetit. Sipas burimeve policore, fëmija ka pasur një konflikt me disa shokë për humbjen e disa parave dhe mësohet se është akuzuar për vjedhjen e tyre jo vetëm nga shokët, po dhe mësuesi, pranë të cilit është diskutuar rasti. Përveç këtij rasti, djali është përballur dhe me një humbje celulari dhe të gjitha këto duket se kanë ndikuar tek ai. Të paktën situata e krijuar në shkollë dyshohet të ketë krijuar një gjendje të rënduar te djali dhe nën ndikimin e saj ka marrë vendimin e largimit. Megjithatë nuk përjashtohet as ndonjë pistë tjetër, ndërkohë që informacionet e deritanishme nuk kanë qenë pozitive në gjetjen e 14-vjeçarit.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark



Tags: