Emigrantet, tani te rrezikuar nga kthimi
Emigrantet shqiptare te cilet kane probleme ne Itali, tani jane te rrezikuar, pasi rikthimi i tyre eshte bere me i lehte me nenshkrimin e marreveshjes se ripranimit. Nje dite me pare, zv.ministri i Brendshem Gent Strazimiri dhe zv.ministri i Brendshem i Italise, Alfredo Mantovani, nenshkruan ne ambientet e Ministrise se Brendshme, protokollin e zbatimit te marreveshjes se ripranimit te personave me qendrim te paautorizuar. Gjate vizites se tij, Matovano ka pasur nje takim dhe me ministrin e Brendshem Bujar Nishani. Ne kete takim Nishani i paraqiti mikut italian, disa nga arritjet kryesore te qeverise shqiptare dhe posacerisht te strukturave te zbatimit te ligjit, ne luften kunder kriminalitetit, ne vecanti atij te organizuar, trafiqeve te paligjshme dhe korrupsionit.
Marreveshja
Kjo marreveshje eshte e rendesishme, pasi konsiston ne rikthimin e te gjithe personave me qendrim te padeshiruar dhe ne lehtesimin e marrjes se vizave mes ketyre dy vendeve, dhe mbeshtetet ne marreveshjet perkatese mes dy vendeve dhe ne marreveshjen per “ripranimin e personave me qendrim te paautorizuar mes Shqiperise dhe Komunitetit Evropian”, nenshkruar ne Luksemburg me 14 Prill 2005. Pas nenshkrimit te kesaj marreveshje, Mantovano vleresoi sukseset e strukturave te zbatimit te ligjit ne Shqiperi ne luften kunder te gjitha veprimtarive kriminale, duke theksuar se, “ne kete drejtim Shqiperia eshte ne rruge te mbare dhe ka rezultate te dukshme e konkrete”. Ai shtoi me tej se nenshkrimi i kesaj marreveshje eshte deshmi e marredhenieve dhe bashkepunimit te shkelqyer mes dy vendeve.
Bashkepunimi
Nga ana e tij, zv.ministri i Brendshem. Strazimiri, tha se vleresoj te suksesshem bashkepunimin e strukturave italiane dhe shqiptare si dhe theksoi qendrimin e pandryshueshem per tolerance zero ndaj veprimtarive kriminale per te mos lene asnje skute te sigurt ne te dy anet e Adriatikut per elementet kriminale qofshin shqiptare apo italiane. Mantovano ka vleresuar edhe njehere sukseset e strukturave te zbatimit te ligjit ne Shqiperi ne luften kunder te gjitha veprimtarive kriminale e duke u ndalur tek aspekti i trafikimit te droges, te cilit po i bashkohet edhe krimi i falsifikimit, deklaroi se edhe ne kete drejtim Shqiperia eshte ne rruge te mbare dhe ka rezultate te dukshme e konkrete.
Burimi: Koha Jone




