Perberja e KQZ, Topi jashte loje
Kodi Zgjedhor ne lidhje me perberjen e anetareve te KQZ ka dhene dhe surprizat e radhes. Ajo qe eshte diskutuar deri me tani ne formen e propozimit, tashme eshte materializuar me sa duket ne konsensusin e dy partive te medha politike, te cilat kane vendosur perjashtimin e Presidentit nga e drejta e propozimit, por dhe dhenien e te drejtes per dy partite e medha, per te vendosur per te gjithe anetaret e KQZ. Keshtu qe eshte vendosur qe numri 9 i anetareve, i percaktuar ne ndryshimin e pare te Kushtetutes per te favorizuar LSI-ne dhe PDK-ne, tani qe KQZ-ja nuk eshte me organ kushtetues, kthehet serish ne 7. Nderkohe qe, te shtate anetaret do te zgjidhen vetem nga Parlamenti dhe Presidenti apo Keshilli i Larte i Drejtesise, nuk do ta kene me kete kompetence ne Kodin e ri. Mandati i KQZ, ulet nga 7 ne 4 vjet, ne menyre qe te perkoje gjithmone me mandatin e Parlamentit, duke garantuar keshtu balancen politike ne KQZ. Kryetari i KQZ zgjidhet ne parlament me nje procedure vecmas nga anetaret e tjere dhe do t’i perkase mazhorances, me 3/5 e votave ne Kuvend. Nenkryetari zgjidhet ne KQZ dhe do t’i perkase opozites. Dy grupet e medha parlamentare, ne kete rast, PD dhe PS do te kene te sanksionuar ne Kod te drejten per te pasur nga dy anetare te propozuar direkt prej tyre. Dy anetare te tjere do te propozohen nga deputetet e grupeve te tjera parlamentare, perkatesisht, njeri nga pala e opozites, tjetri nga ajo e mazhorances. Vota per 2 kandidatet e tjere do te jepet, vetem pasi te jete marre pelqimi, perkatesisht ai i opozites nga PS dhe ai i mazhorances nga PD, cka nenkupton lotimin nga te gjitha partite e vogla per te fituar votat per dy vendet e KQZ, gjate votimit ne Kuvend. Pikerisht keto ndryshime kane nxjerre jashte loje Presidentin, por dhe partite e vogla politike, duke favorizuar vetem PSD dhe PR. Nderkohe qe eshte arritur dhe konsensusi per reduktimin e anetareve ne komisionet vendore, ku gjasat jane qe te jene te perbere nga pese anetare. Nderkohe dhe anetaret aktuale te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, e ndjejne veten jashte loje, per zgjedhjet e ardhshme parlamentare qe zhvillohen ne qershor te ketij viti. Pas ndryshimeve ne Kushtetute me 21 prill te ketij viti, me konsensusin e Partise Demokratike dhe te Partise Socialiste, tashme KQZ nuk eshte me institucion kushtetues. Nderkohe qe ende nuk eshte miratuar as Kodi i ri Zgjedhor, funksionimi i ketij institucioni eshte lene ne dore te spontanitetit dhe puna ecen thjeshte per inerci. Pavaresisht se kane menaxhuar zgjedhjet vendore ne dy komuna. Burime te sigurta brenda Komisionit Qendror te Zgjedhjeve saktesojne se nuk do te merren si ekip, me menaxhimin e zgjedhjeve parlamentare te vitit te ardhshem. Pasi ndryshimet e reja ne Kod, me sa kane pare propozimet ne draftin qe po diskutohet, i perjashton ato ne menyre automatike. Kjo per shkak se nje institucion i ri do te ngrihet pas miratimit te ketij kodi, me nje baze te re ligjore, me rregulla te reja, por dhe me nje staf te ri menaxhues, apo anetaresh, kryesisht te perkohshem. Nderkohe qe anetaret, do te jene 7 te tille, nga 9 anetare qe kane qene deri me tani, do te jene fryt i propozimeve te PD e PR nga mazhoranca dhe PS e PSD nga opozita, si kater partite me te medha parlamentare aktuale. A.G
Zvarritja
Deri me tani Komisioni i posacem per Reformen Zgjedhore eshte shtyre kater here, ku me e fundit ishte ajo, e para disa diteve qe sanksionoi daten 14 nentor. Tashme ka mbetur dhe pika per ndarjen e mandateve te deputeteve sipas qarqeve.
Anetaret aktuale te KQZ
Clirim Gjata Kryetar
Flamur Qato N/kryetar
Fatmir Kumbaro Anetar
Deshira Subashi Anetare
Dode Prenga Anetar
Arben Ristani Anetar
Klement Zguri Anetar
Shkeelqim Hysi Anetar
Genti Shala Anetar
Burimi: Koha Jone



