Rama: Jo me beteja per privilegje e karriera personale

November 19, 2008 nga admin  
Kategoria:  Politike

Vleresimi: 12345(0 vota)
(21 shikime)

Në të njëjtën ditë që votohej Kodi i ri Zgjedhor, kreu i socialistëve, Edi Rama, iu kundërpërgjigj ish-kryeministrit Ilir Meta. Gjatë takimit në fshatrat e Korçës, ai deklaroi se është koha që politika të bëhet e qytetarëve, politika të merret me jetën, problemet, të ardhmen e njerëzve, është koha që politika të flasë për çështjet që prekin drejtpërdrejt cilësinë e familjeve shqiptare. “Të atyre që nuk kanë mikrofona dhe kamera për të shprehur shqetësimet dhe për këtë arsye votojnë, që të votuarit të jenë zëdhënësit e shqetësimeve të tyre dhe jo të interesave personale, apo betejave për privilegje e karriera personale”, theksoi Rama. Të një politike që e ka lënë Shqipërinë prapa, shtoi ai, dhe ka lënë të rinjtë sot e gjithë ditën me sytë matanë detit, për të gjetur atë që ne duhet t‘ua garantojmë këtu në vendin tonë, mundësinë për të realizuar synimet e tyre. “Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të ndahemi nga politika e vjetër e së shkuarës, duke u ndarë nga këta tregtar të frikës, nga këta tregtar të gënjeshtrave, mllefit dhe ndasive, që quhen politikan”, insistoi Rama. Këta, sqaroi ai, jetojnë me investimin e një populli të tërë përmes votës, të cilët njerëzit e japin për të realizuar ëndrra dhe qëllime të përbashkëta, dhe jo ambicie e interesa personale apo klanore të politikanëve. Lideri i opozitës vlerësoi se është e domosdoshme që ne të ndërgjegjësohemi, se eksperiencat me zhgënjime të na shërbejnë si një bazë për të ndryshuar marrëdhëniet mes nesh dhe politikës, për të ndryshuar raportin mes qytetarit dhe partive politike. “Miqtë e mi, është shumë e rëndësishme që ne politikën ta kthejmë nga një zanat i një grushti njerëzish që quhen politikan dhe që tregtojnë gënjeshtra dhe frikë, ndasi dhe mllef, në një mjet të asaj shumice të madhe shqiptarësh, që quhen qytetarë dhe që janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet”, nënvizoi kreu socialist. “Padyshim mund t‘i zgjidhim problemet e përbashkëta, të cilat kërkojnë politika të përbashkëta dhe kërkojnë një kuptim të përbashkët për politikën, si një mundësi për çdo njeri që t‘i jap dinjitet, cilësi jetesës në vendin e tij, apo për të rritur mirëqenien dhe kushtet për fëmijët dhe të ardhmen e fëmijëve të tij”, u shpreh Rama. Është koha, vijoi ai, më shumë sesa për flamujt dhe interesat e partive, shqiptarët dhe shqiptaret të bashkohen për interesat e përbashkëta të familjeve të tyre, të ardhmërisë së tyre.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark bookmark



Tags: