Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Femijet mbipeshe, me arterie “45-vjecare”

20 November 2008 nga admin  
Kategoria:  Shendeti

Vleresimi: 12345(0 vota)
(224 shikime)

Në moshën 30–vjeçare fëmijët mbipeshë mund të kenë të njëjtin risk për shfaqjen e iktusit apo infarktit, ashtu si dhe moshat e mëdha. Arteriet e tyre, kanë karakteristikat e një individi 45 vjeç, edhe pse karta e identitetit e të vegjëlve nuk shënon më shumë se 10 vjeç.
Të paktën kështu pretendohet në një studim të kryer nga një grup shkencëtarësh të Universitetit të Misurit-Kansas “School of Medicine e del Children’s Mercy Hospital” , i prezantuar në kongresin e organizuar nga “American Heart Association”, që sapo ka përfunduar në Nju Orleans. Ekipi i studiuesve kanë marrë në konsideratë një kampion fëmijësh të të dy sekseve, me moshë mesatare 13 vjeç.
Të vegjëlve u janë matur parametra të ndryshëm mes të cilëve vlerat e kolesterolit si ai LDL (kolesteroli “i keq”) dhe HDL (kolesteroli “i mirë”), trigliceridet dhe nivelet e karotideve, duke përdorur një teknikë me bazë ultratingujsh.
Në veçanti janë vlerësuar parametrat që tregojnë për formimin e pllakëzave në brendësi të arterieve, dhe presionin në muret e brendshme të venave.
“Mosha vaskulare ka rezultuar të jetë më e madhe në fëmijët, ku kushtet e mbipeshës lidhen me një vlerë të madhe të triglicerideve: kombinim ky që duhet të konsiderohet një sinjal alarmi për risqet kardiovaskulare”, ka komentuar Geetha Raghuveer, një nga autoret e studimit. Kthehet kështu në plan të parë koncepti “moshë vaskulare”, që në vitet e fundit është improvizuar falë mundësisë për të verifikuar, me anë të teknikës së ultratingujve, gjendjen e enëve të gjakut. Në këtë mënyrë lëshohet një herë tjetër alarmi për obezitetin te fëmijët.
Gjithsesi duke marrë në konsideratë moshën e re të personave që janë marrë në studim dhe prespektivën e jetës së tyre, ka iniciativa të ndryshme që mund të merren në konsideratë për “mplakjen” e shpejtë të sistemit kardiovaskular dhe për të parandaluar të gjitha risqet që lidhen me mbipeshën.
Pikë së pari duhen edukuar fëmijët që të ushqehen në mënyrë korrekte, që do të thotë se duhet të konsumohen ushqime të shëndetshme dhe në sasinë e duhur, duhen penguar të konsumojnë ushqime të gatshme dhe ëmbëlsira, për me tepër përpara televizorit, kur truri nuk “kupton” se trupi është duke u ushqyer dhe gëlltit sasi të konsiderueshme ushqimi për të arritur ndjesinë e ngopjes.
Kujdes duhet treguar dhe për pijet e gazuara dhe me shumë sheqer: uji heq etjen më mirë se çdo lloj lëngu tjetër. Mjaft e rëndësishme është dhe vakti i mëngjesit, të cilit duhet t’i kushtoni të paktën 10 minuta çdo ditë.
Së dyti këshillohet të stimulohen fëmijët mbipeshë që të bëjnë pak not, apo të tërhiqen drejt sporteve dhe aktivitetit fizik. Tashmë të gjithë i njohin efektet dobiprurëse në organizëm të ushtrimeve të vazhdueshme dhe konstante të ushtrimeve fizike që në moshë të vogël: fëmijët duhet të bëjnë të paktën 5 orë aktivitet fizik në javë. Kjo tentativë për të hequr të vegjlit nga poltronat dhe ekranet e televizorit dhe kompjuterave do të ketë më shumë sukses nëse oferta sportive do të përputhet me preferencat e tyre.
Veç këtyre duhet të stimulohen të vegjlit që në kohën e lirë të bëjnë sa më shumë aktivitet fizik në shtëpi. Mjekimi më i mirë për obezitetin është edukimi: të mësuarit e një fëmije me një stil jete të shëndetshme, do të mund të shmang në të ardhmen dëmtimet që mund të shkaktojë mbipesha.

Burimi: Gazeta Panorama


bookmark



Tags: