Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Eni Lila: Te jetosh sipas moshes

29 November 2008 nga admin  
Kategoria:  Showbiz

Vleresimi: 12345 (4 vota)
(447 shikime)

Një interpretim i shkëlqyer në serialin, “Dhimbja e dashurisë” që këto javë po transmetohet nga Tvsh. Pas eksperiencës në telefilmin e Rai-it “La squadra” vjen në Tiranë për të qenë në rolin e një vajze të vështirë e me një jetë plot problem. Tregon për emocionet e përjetuara në hapat e para drejt artit si dhe lidhjen e ngushte me motrën e saj, këngëtaren Elsa Lila
1. Të pëlqeu roli që të caktuan në telenovelën e TVSh-së?
Roli më pëlqeu për vetë faktin që personazhi që interpretoj, ai i një adoleshenteje problematike, është shumë aktual për realitetin shqiptar dhe jo vetëm. Duke qenë se unë jam shumë e re në moshë dhe jam në kontakt të ngushtë me të rinjtë nuk e pata të vështirë ta ndërtoja rolin…një vajzë shumë e shpenguar, me një fjalor të varfër, me një ecje karakteristike të një vajze që do të bjerë në sy, me veset e parakohshme dhe me një dëshirë për t’u dukur dhe për të bërë gjëra më të mëdha se mosha e saj. Një vajzë që jeton në një familje problematike e cila interesohet fare pak për edukimin dhe problemet e saj.
E gjitha kjo më pasionoi dhe kërkova ta realizoj në mënyrën më të mirë, natyrisht dhe me ndihmën e regjisorit Ylli Pepo.

2. Çfarë mesazhi duhet të marrin adoleshentët nga ky rol?
Mesazhi është shumë i qartë: çdo gjë duhet jetuar sipas moshës, nuk duhen djegur etapat para kohe, duhet patur respekt për të tjerët por mbi të gjitha për veten. Duhet investuar shumë nga vetja, duke studiuar e punuar për të qenë në të ardhmen një qytetar dhe një njeri i denjë për shoqërinë.

3. Para 2 vjetësh ti ke interpretuar një rol në serialin italian të trasmetuar nga Rai Tre të titulluar “La squadra”. Çfarë kujtimesh ke?
Ishte një staf shumë profesional dhe aktorë me emër në Itali. Aty kisha rolin e një vajze shqiptare që shkon në Itali dhe që policia kujton se e kanë rrëmbyer e vihen në kërkim të saj. Nga e gjithë kjo situatë u mundova të mësoj sa më shumë dhe sigurisht që më vlejti si shkollë ndonëse xhirova pak ditë. Për më tepër emocioni ishte shumë i madh kur filmi u shfaq në ekran dhe mbante logon e Rait.

4. Kur shikon serialin shqiptar mendon se ke interpretuar më mirë?
Mendoj se janë dy personazhe të ndryshme dhe secilit u mundova t’i përshtatem sipas karakteristikave të tyre. Për më tepër unë jam ende në fillimet e mia dhe nuk mund të bëj krahasime të mirëfillta të karakterit profesional. Tani për tani në set të xhirimit unë bëj vetëm atë që ndiej.

5. TVSH dhe RAI, një ndryshim i madh besoj. Si u ndjeve.
Janë të dyja televizionet publike të të dyja vendeve dhe padyshim që ndihem e nderuar me pjesëmarrjen. Sigurisht që në Rai teknologjia ishte shumë më e mirë, por dhe ne dalëngadalë besoj se do t’i afrohemi.

6. Interpretimi yt në “Dhimbja e Dashurisë” ishte për t’u përgëzuar. Mendon në një të ardhme të bëhesh të bëhesh aktore?
Ju falënderoj për vlerësimin. Unë tani për tani jam vetëm në fillimet e mia dhe mbi të gjitha jam autodidakte, nuk kam mbaruar asnjë shkollë për aktrim. Gjithashtu dhe filmat në të cilët kam marrë pjesë kanë qenë të rastësishëm jo të kërkuar me ngulm nga unë. Prandaj, tani për tani, është pasioni dhe dëshira që unë kam të përjetoj eksperienca të reja në jetë. Ndoshta me kalimin e kohës, aktrimi nga pasion do të shndërrohet në profesion. Këtë dua t’ia lë kohës ta vendosë.

7. Përse keni zgjedhur të studioni shkenca komunikimi?
Studioj në Universitetin ”La Sapienza” të Romës ashtu siç ju thatë për Shkencat e Komunikimit. Kjo sepse mendoj se krahas pasionit tim artistik, është e domosdoshme të kryej universitetin për arsye që të gjithë i dini. Zgjodha këtë degë e cila të specializon në fushën e publicitetit, marrëdhëniet publike, marketing dhe menaxhim pasi të gjitha këto mund të ushtrohen në fushën e artit, prapa kuintave dhe pse jo një ditë unë mund të bëhem një menaxhere e mirë këngëtarësh apo aktorësh. Që tani kam filluar të jem prezente prapa kuintave në spektakle të ndryshme dhe shpesh herë është një punë që të jep emocion dhe kënaqësi.

8. Jeton në Romë por vjen shpesh në Shqipëri. Si ndihesh?
Ndihem si në shtëpine time natyrisht, sepse këtu kam lindur, jam rritur dhe këtu kam të gjithë të afërmit e mi. Këtu kam kujtimet e mia të fëmijërisë dhe miqtë e mi të vjetër. Padyshim që kthehem gjithmonë me mall.

9. Ka diçka që të bezdis nga Tirana?
Sigurisht që në Shqipëri apo në Tiranë ka shumë gjëra që nuk shkojnë, por unë kur vij qëndroj një periudhë shumë të shkurtër dhe përpiqem të jetoj gjërat pozitive të këtij realiteti, pa iu futur shumë thellë analizës.

10. Motra jote është Elsa Lila. Ju jeni shumë të lidhura. Ndikon suksesi i saj tek ty?
Ne jemi vërtet shumë të lidhura dhe siç i themi shpesh njëra-tjetrës nuk jemi thjesht motra por edhe mikesha të mira. Për mua Elsa nuk është këngëtarja e njohur dhe e suksesshme, siç jeni mësuar ta shihni, por përfaqëson një nga njerëzit me të rëndësishëm të jetës time. Sigurisht që çdo sukses i saji është një gëzim i madh për mua dhe jam përpjekur ta ndihmoj prapa kuintave sa kam patur mundësi. Elsa ka qenë një nga faktorët që mua më kanë afruar dhe më kanë bërë të pasionohem akoma më shumë me botën artistike, pasi që e vogël kam patur mundësinë ta përjetoj totalisht skenën edhe pa qenë prezente në skenë.

11. Çfarë vlerëson më tepër tek Elsa?
Kur një njeri e do shumë, veçanërisht kur bëhet fjalë për motrën, është e vështirë të bësh analiza të thella dhe të gjykosh mbi të mirat apo defektet e saj. Pasi zakonisht pjesëtarët e familjes i duam dhe i pranojmë ashtu siç janë, duke qenë ata pjesë e ADN-së dhe gjakut tonë. Megjithatë, meqënese më pyetët po veçoj disa gjëra që tek Elsa më pëlqejnë veçanërisht. Është një vajzë shumë e durueshme dhe njëkohësisht shumë këmbëngulëse. Shumë e lidhur me familjen dhe shpesh herë sakrifikohet për të. Tregon shumë bukur barsaleta dhe kjo krijon situata gazmore në shtëpi. Ka shpirt aventuresk dhe shumë gjëra mbi vende të ndryshme i kam mësuar nga tregimet e udhëtimeve të saja….Në fund të fundit ajo më pëlqen shumë sepse është motra ime.

12….por ti je më e bukur!!!
Për sa i përket kësaj nuk kemi bërë kurrë garë dhe të dyja i bëjmë komplimente njëra-tjetrës. E ç’rëndësi ka për ne të dyja se cila është pak më e bukur se tjetra? Për ne ka rëndësi që duhemi, ndihmohemi dhe respektojmë njëra-tjetrën.

13. Sa ndikoni te njëra tjetra artistikisht?
Unë kam qenë gjithmonë publiku i parë i Elsës, pra ajo që i ka dëgjuar këngët për herë të parë. Sigurisht që ajo më tregon për të gjitha projektet e saj dhe më kërkon mendim. Dhe anasjelltas për rolet që unë kam bërë më ka ndihmuar pa masë.

14. Po në jetën e përditshme?
Duke qenë se Elsa është më e madhe, sigurisht që jam unë ajo që kërkoj më shpesh këshilla, por edhe ajo ndan me mua çdo hall, gëzim apo emocion të vetin. Jemi vërtet në simbiozë.

Burimi: Revista Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , ,