Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Rrezikon jeten per ti dhene drita qytetit

6 December 2008 nga admin  
Kategoria:  Aktualitet

Vleresimi: 12345(0 vota)
(88 shikime)

Rrezikon jetën për t‘i kthyer energjinë qytetit. Kjo i ka ndodhur një punonjësi të shërbimit elektrik në qytetin e Maliqit, kur për shkak të motit të keq dhe një defekti në linjë, është shkëputur furnizimi me energji elektrike. Një nga elektricistët për pak sa nuk ka mbetur i vdekur në vend dhe i karbonizuar në një shtyllë elektrike të tensionit të lartë. Ngjarja ka ndodhur kur një ekip pune për shkak të një defekti të rëndë në linjat e tensionit të lartë në zonën e Maliqit ka shkuar në vend për të verifikuar dhe më pas kryer ndërhyrjet me riparimin. Sipas policisë ngjarja është regjistruar në orën 20:30 të së enjtes. Mevlud Bilbilaj, së bashku me dy kolegë të tij elektricistë kishin shkuar në një lagje periferike të Maliqit pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Por ndërsa elektricisti është ngjitur në shtyllën ku ishte lokalizuar edhe defekti, telat kanë marrë flakë, ndërsa rryma elektrike i ka shkaktuar shok të menjëhershëm. 50-vjeçari ka mbetur në shtyllë, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e dy kolegëve të tjerë për ta zbritur dhe për ta transportuar drejt spitalit civil të Korçës. Burimet e policisë kanë bërë të ditur se elektricisti ka arritur në spital një orë pas ngjarjes dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Megjithatë, sipas burimeve spitalore, elektricisti ka mbërritur në spital në gjendje kritike dhe për këtë arsye dhe për një ndërhyrje më të specializuar është transportuar drejt kryeqytetit. Mjekët kanë thënë se ai rrezikon seriozisht jetën. Ndërkohë, nga ana e saj, policia ka nisur edhe hetimet për këtë rast. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore policia ka konstatuar se shtylla ka marrë flakë, por ende nuk është zbardhur shkaku që e ka shkaktuar këtë shkarkim. Mendohet se elektricisti ka bërë një ndërhyrje të gabuar që ka çuar në shpërthimin e flakëve. Policia tha se për rastin konkret duhen njohuri të posaçme nga ekspertë të fushës. Për këtë arsye janë pyetur edhe specialistë të filialit elektrik dhe punonjësit e tjerë, por nuk janë dhënë detaje specifike.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , ,