Fillojne pranimet per studimet “part-time”
Hapen pranimet për studimet e larta “part-time”. Këshilli i Ministrave me një udhëzim të posaçëm ka aprovuar kuotat sipas fakulteteve, kriteret e pranimit, tarifat që secili kandidat duhet të paguajë për këto studime, apo regjistrimin, si dhe dokumentacionin që duhet paraqitur. Aplikimet do të pranohen deri në datën 15 dhjetor 2008, ndërsa regjistrimet do të mbyllen në datën 19 dhjetor 2008. Kriteri bazë për aplikantët që e kanë fakultet të parë do të jetë mesatarja e diplomës së shkollës së mesme. Ndërsa për aplikantët që e kanë një diplomë fakulteti dhe duan të studiojnë në një tjetër degë part-time, si kriter bazë përveç mesatares së të mesmes do të jetë edhe dega e tyre e parë. Raporti i pranimeve në ciklin e studimeve part-time për fakultet të parë dhe të dytë është dy me një. Pra, do të pranohen dy herë më shumë kandidatë, që dëshirojnë të studiojnë për herë të parë.
Kuotat
Këshilli i Ministrave në një udhëzim të posaçëm për studimet part-time ka saktësuar se “kuotat e pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2008-2009 për studimet e ciklit të parë, me kohë të pjesshme, të jenë 4845. Këto kuota do të ndahen për programet e studimit të ciklit të parë e do të jenë 3045 vende të lira pranimi. 1400 të tjera janë në dispozicion të atyre kandidatëve të cilët duan të ndjekin një program të dytë studimi. 200 kuota të tjera janë për të gjithë të interesuarit që kërkojnë të transferojnë studimet. Dhe po kaq, pra 200 vende, për shtetasit e huaj që do të preferojnë të studiojnë me kohë të pjesshme në universitetet publike shqiptare.
Tarifat
Më i shtrenjti ndër studimet part-time është frekuentimi i Drejtësisë. Studimet në degën e Juridikut part-time do të zhvillohen vetëm në Universitetin e Tiranës, me 200 kuota dhe në atë të Shkodrës me 60 vende të lira. Në Tiranë studimet e drejtësisë do të kushtojnë 93600 lekë në vit, ndërsa në Shkodër 72800 lekë në një vit. Me kosto më të ulët janë studimet me kohë të pjesshme në degët e Mësuesisë, si Cikli i Ulët apo ai për parashkollorët dhe Matematika e Fizika. Fakultetet më të shtrenjta janë ato të Universitetit të Tiranës, ku studimet më të lira për një vit fillojnë nga 52000 lekë. Një vlerë e konsiderueshme duhet paguar edhe për studimet në dy degët e Fakultetit Ekonomik në UT: Financë-Kontabilitet dhe Administrim- Biznes me 72800 lekë në një vit.
Përjashtimi
Në sistemin e studimeve part-time në universitetet publike nuk janë përfshirë shumë degë, si fakultetet e ndryshme që ofron fusha e mjekësisë. Përjashtim këtu bën vetëm Infermieria, që do të ketë 150 kuota në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Po kështu edhe degët e inxhinierive të Universitetit Politeknik nuk janë të përfshira në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme. Gjithashtu, në listën e studimeve part-time nuk figurojnë as degët e gjuhëve të huaja në të gjithë universitetet publike në vend.
Dokumentet
Institucionet e arsimit të lartë në vend janë urdhëruar që të hapin menjëherë procedurat e pranimit për kandidatët aplikantë në studimet part-time. Çdonjëri prej tyre duhet të paraqitet në sekretaritë e fakulteteve. Tarifa e regjistrimit është 1500 lekë. Ata duhet të paraqesin dëftesën e pjekurisë së shkollës së mesme ose një diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të; një dokument identifikimi (certifikatë lindjeje me fotografi ose pasaportë); dy fotografi; mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit.
Të gjitha detajet për pagesat dhe kuotat për çdo degë gjenden në tabelat e mëposhtme.
Universiteti i Tiranës
Degët Tarifat
Histori 52000 lekë
Gjeografi 52000 lekë
Gjuhë-Letërsi 52000 lekë
Drejtësi 93600 lekë
Biologji 62400 lekë
Financë-Kontabilitet 72800 lekë
Administrim Biznes 72800 lekë
Psikologji 52000 lekë
Punë Sociale 52000 lekë
Akademia e Edukimit
Fizik dhe Sporteve 62400 lekë
“Vojo Kushi”
Universiteti Bujqësor i Tiranës
Menaxhim agrobiznesi 52000 lekë
Ekonomi dhe politikë agrare 52000 lekë
Hortikulturë 52000 lekë
Prodhim bimor 52000 lekë
Zootekni dhe biznes blegtoral 52000 lekë
Akuakulturë dhe menaxhim peshkimi 52000 lekë
Teknologji agroushqimore 52000 lekë
Agromekanizim 52000 lekë
Vreshtari dhe enologji 52000 lekë
Inxhinieri pyjesh 62400 lekë
Inxhinieri përpunim druri 62400 lekë
Financë-Kontabilitet 62400 lekë
Mbrojtje bimësh 62400 lekë
Agromjedis dhe ekologji 62400 lekë
Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan
Histori-Gjeografi 41600 lekë
Gjuhë-Letërsi 41600 lekë
Edukatë Qytetare 41600 lekë
Punë Sociale 41600 lekë
Filozofi-Sociologji 41600 lekë
Administrim-Biznes 52000 lekë
Financë-Kontabilitet 52000 lekë
Biologji-Kimi 52000 lekë
Cikli i ulët 31200 lekë
Cikli i ulët parashkollor 31200 lekë
Matematikë-Fizikë 31200 lekë
Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër
Histori-Gjeografi 31200 lekë
Financë-Kontabilitet 41600 lekë
Biologji-Kimi 41600 lekë
Cikli i ulët 31200 lekë
Cikli i Ulët parashkollor 31200 lekë
Matematikë-Fizikë 31200 lekë
Gjuhë-Letërsi 31200 lekë
Administrim Publik 41600 lekë
Menaxhim turizëm 41600 lekë
Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë
Gjuhë-Letërsi 31200 lekë
Financë 41600 lekë
Cikli i ulët 31200 lekë
Cikli i ulët parashkollor 31200 lekë
Menaxhim biznesi 41600 lekë
Turizëm 41600 lekë
Hortikulturë 31200 lekë
Agrobiznes 31200 lekë
Marketing 41600 lekë
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Gjeografi 41600 lekë
Financë-Kontabilitet 52000 lekë
Turizëm 52000 lekë
Administrim-Biznes 52000 lekë
Biologji-Kimi 52000 lekë
Histori 41600 lekë
Cikli i ulët 31200 lekë
Cikli i ulët parashkollor 31200 lekë
Matematikë 31200 lekë
Fizikë 31200 lekë
Gjuhë-Letërsi 41600 lekë
Juridik 72800 lekë
Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Infermieri 41600 lekë
KUOTAT
Programi i studimit UT USH UE UGJ UK USH UV UBT
Histori 150 60
Gjeografi 150 60
Histori-Gjeografi 60 60
Gjuhë-Letërsi 150 60 60 40 60
Edukatë Qytetare 80
Cikli i Ulët 70 60 30 60
Cikli i Ulët
Parashkollor 60 60 30 60
Matematikë 30
Fizikë 30
Matematikë-Fizikë 60 60
Biologji-Kimi 60 70 60
Biologji 100
Punë sociale 70 80
Filozofi-Sociologji 80
Psikologji 70
Drejtësi 200 60
Infermieri e
Përgjithshme 150
Administrim Biznes 250 90 70 50
Administrim Publik 30
Financë-Kontabilitet 250 90 70 30 50
Turizëm 90 30
Marketing 30
Menaxhim agrobiznesi 20 50
Ekonomi dhe P.Agrare 50
Financë-Kontabilitet 50
Mbrojtje Bimësh 50
Hortikulturë 50
Prodhim Bimor 50
Zootekni dhe Biznes 50
Blegtoral 50
Akuakulturë dhe
Menaxhim Peshkimi 50
Agromjedis dhe Ekologji 50
Tek.Agroushqimore 50
Vreshtari-Enologji 50
Inxhinier Pyjesh 40
Inxhinier përpunim druri 40
Agromekanizim 25
Menaxhim Turizmi 30
Burimi: Gazeta Shqip



