Keanu Reeves: Saga “Matrix” u mbyll
Aktori amerikan ka deklaruar se nuk do kete me “Matrix” edhe pse nje gje e tille mund te zhgenjeje mijera fansa te sages se famshme ku Reeves paraqitet si shpetimtari i botes.
Keanu Reeves rikthehet ne kinemate boterore me filmin “Ultimatum Tokes” ne formen e nje alieni, duke i dhene lamtumiren nje tjeter personazhi fantastiko-shkencor.
Aktori amerikan ka deklaruar se nuk do kete me “Matrix” edhe pse nje gje e tille mund te zhgenjeje mijera fansa te sages se famshme ku Reeves paraqitet si shpetimtari i botes.
“Nuk besoj se Neo ka ende dicka per te treguar. Per mua ishte nje eksperience e bukur dhe e mbyllur mrekullisht”, thote aktori ne nje interviste per revisten “Grazia”.
Nderkohe, filmi i tij i fundit eshte riprodhim i nje filmi te viteve ’50 ku personazhi i Reeves ndihmon njerezit te kuptojne rreziqet qe u kanosen dhe u ofron atyre nje rruge shpetimi.
“Sigurisht qe gjithcka eshte fantazi por ndoshta vertete kemi nevoje per nje jashtetokesor per te kuptuar qe po e shkaterrojme Token”, shton Reeves.
Burimi: Top Channel



