Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Ilir Meta

20 December 2008 nga admin  
Kategoria:  Personalitete Shqiptare

Vleresimi: 12345(0 vota)
(557 shikime)

Ilir Meta lindi më 24 mars të vitit 1969 në Skrapar, Shqipëri, është politikan shqiptar, ish Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe aktualisht Kryetari i Levizjes Socialiste për Integrim, shkurtesë LSI.

Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë ne Politikën Shqiptare. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej vitit 1999 deri në 2002.

Diplomoi për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik te Universitetit të Tiranës, Ilir Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë. Aktualisht Ilir Meta është deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, President i Bordit të Institutit për Paqe, Zhvillim dhe Integrim, si dhe anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin.

Ilir Meta ka nje aktivitet intensiv politik, duke filluar nga viti 1990, si pjesemarres aktiv ne levizjen studentore qe përmbysi regjimin komunist. Nga viti 1992 në vazhdim, Ilir Meta është zgjedhur pa ndërpreje deputet në te gjitha legjislaturat e Kuvendit te Shqiperise, ne te cilin ka qene anetar i disa komisioneve dhe gjate periudhes 1996-1997 ka mbajtur postin e Nenkryetarit te Komisionit te Politikes se Jashtme.

Ilir Meta eshte njeri nder themeluesit e Forumit te Rinise Eurosocialiste (FRESH), duke dhene kontriburtin e tij per anetaresimin e Forumit ne Internacionalen e Rinise Socialiste. Gjate viteve te anetaresise se tij ne FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste te larta drejtuese si, Nenkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).

Aktiviteti politik i Ilir Metes ne strukturat e Partise Socialiste eshte i ngjeshur. Ai ka qene anetar i Komitetit te Pergjithshem Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992 dhe anetar i Kryesise se Partise nga viti 1993, deri ne periudhen kur dha doreheqjen nga kryesia e PS-se (Korrik 2003), pas problemeve qe ngriti prane strukturave drejtuese te PS-se mbi mungesen e transparences ne drejtimin e Qeverise dhe Partise prej Kryeministrit dhe Kryetarit te Partise Fatos Nano. Gjate periudhes 1997-1998, Ilir Meta ka qene Kryetar i Partise Socialiste te Tiranes. Ne periudhen 1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nenkryetarit te Partise Socialiste dhe nga 1994 - 1996 edhe ate te Sekretarit per Marredheniet Nderkombetare, periudhe gjate se ciles u vendosen marredhenie me shume parti socialiste dhe socialdemokrate te Evropes, si dhe Partine Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.

Aktiviteti politik i Ilir Metes perfshin edhe nje periudhe te suksesshme te drejtimit ne Qeveri, ku ka sherbyer si Kryeminister i vendit gjate periudhes Nentor 1999 - Shtator 2001 dhe pas fitores se zgjedhjeve parlamentare te veres se vitit 2001 u rimandatua si Kryeminister, Shator 2001 - Shkurt 2002. Gjate kesaj periudhe u shenuan arritjet me te mira te qeverisjes se vendit per periudhen e tranzicionit, stabilizimi i parametrave makro-ekonomik, permiresimi i ndjeshem i rrjetit rrugor, privatizimi i suksesshem i disa prej sektoreve strategjik te ekonomise, vendosja dhe funksionimi i ligjit ne te gjithe terrorin e vendit, etj. Ne Shkurt 2002, per te shmangur krizen brenda maxhorances politike dhe qeverisese dha doreheqjen nga detyra.

Gjithashtu, Ilir Meta ka sherbyer edhe si Zv.kryeminister dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjate periudhes Korrik 2002 - Korrik 2003, Zv.kryeminister dhe Minister i Koordinimit Qeveritar gjate periudhes Tetor 1998 - Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti per Integrimin Evropian ne Ministrine e Puneve te Jashtme Mars - Tetor 1998.

Aktualisht, Ilir Meta eshte zgjedhur anetar i Komisoinit Nderkombetar per Ballkanin qe drejtohet nga ish kryeministri i Italise, Xhuliano Amato, ne perberje te te cilit jane mjaft personalitete te njohur nga BE, rajoni dhe ShBA.

Pervec aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhene leksione ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes, si dhe ne disa akademi dhe universitete ne Evrope dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.

Ilir Meta eshte i martuar me Monika Kryemadhin dhe kane tre femije, Boren , Besarin dhe Eren.

Flet rrjedhshem gjuhen angleze dhe ate italiane.

Burimi: Wikipedia


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , ,