Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Part-time, kerkohen kuota shtese

16 January 2009 nga admin  
Kategoria:  Arsim

Vleresimi: 12345(0 vota)
(241 shikime)

Studentët e sistemit part-time, të përzgjedhur nga faza e parë e seleksionimeve të fituesve, janë në pritje të fillimit të vitit të ri akademik, që duhej të kishte nisur që disa muaj më parë. Aktualisht nuk dihet ende data se kur do të fillojnë mësimin gjatë fundjavave për këtë vit akademik.

Pas një viti ndërprerjeje të këtyre studimeve, sivjet u rihapën degët me kohë të pjesshme në universitetet publike. Ndërkohë që ka përfunduar faza e parë e regjistrimeve, aktualisht sekretaritë mësimore po pranojnë emrat e rinj të shpallur fitues me kuotat shtesë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, thotë se viti akademik për studimet part-time mund të fillojë në shkurt, për aq kohë sa vijojnë ende regjistrimet.

Sipas rektorit Kule, në Universitetin e Tiranës numri i kërkesave për part-time ka qenë shumë i lartë. “Duke qenë sa ka pasur një vit ndërprerje të këtyre studimeve, do t‘i kërkohet Ministrisë së Arsimit të miratojë edhe një kontingjent të ri kuotash shtesë”, është shprehur numri një i universitetit më të madh në vend. Për këtë vit, qeveria ka miratuar në total për të gjitha universitetet publike 4000 mijë kuota në sistemin e studimeve part-time. Prej të cilave, 1400 kanë qenë vetëm për Universitetin e Tiranës. Me shtesat aktuale të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ky numër ka shkuar në rreth 1800 pranime.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , ,