Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Nje vit per kompozitorin Bartold

5 January 2009 nga admin  
Kategoria:  Kulture

Vleresimi: 12345(0 vota)
(139 shikime)

Viti 2009 në fushën e muzikës shpallet si viti i Feliks Mendelson Bartoldit, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh. Bartoldi (Feliks Mendelssohn Bartholdy), konsiderohej si Mozarti i shekullit XIX. Ai lindi në Hamburg, më 3 shkurt 1809. I frymëzuar prej influencës së letërsisë, pikturës, muzikës dhe filozofisë, Bartoldi më me insistim se çdo intelektual tjetër i kohës u vu në kërkim të gjetjes së rrugëdaljes nga dilema e artit të romantizmit. Duke drejtuar rivënien në skenë të “Pasioni i Johanesit” të J.S. Bachut në Berlin, në vitin 1829, Bartoldi themeloi edhe rilindjen e shekullit XIX. Si drejtues i orkestrës së Lajpcigut, ai e shndërroi qytetin në një qendër të rëndësishme të kulturës evropiane. Aktivitetin e tij Bartoldi e zgjeroi edhe në shumë qytete kryesore të Evropës, si në Londër e Paris dhe në një sërë qytetesh të mëdha në Gjermani: në Berlin, Lajpcig, Frankfurt. Në vitin 1843, në Lajpcig ai ishte bashkëthemeluesi i Konservatorit të parë të muzikës në Gjermani. Në të njëjtin vit ai u vlerësua edhe si qytetar nderi i Lajpcigut. Në vitin 1844 Bartoldi drejtoi gjashtë koncerte simfonike në Londër dhe ekzekutoi premierën e veprës së tij, “Ëndrra e një nate vere”. Krijimtaria muzikore e Feliks Mendelson Bartoldit i përfshin të gjitha zhanret e muzikës fetare dhe asaj instrumentale e popullore të kohës. Ai ka kompozuar simfoni, pjesë për piano, këngë, muzikë korale, kantata. Feliks Mendelson Bartoldi ndërroi jetë në Lajpcig më 4 nëntor 1847.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , ,