Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Vjehrri paguan te rrahin dhendrin se i la vajzen

10 January 2009 nga admin  
Kategoria:  Kuriozitete

Vleresimi: 12345 (1 vota)
(440 shikime)

Qeni që pi 10 cigare në ditë humb jetën nga trafiku, jo nikotina Printoni E-mail
Shkruar nga Aurora Foto
e premte , 19 dhjetor 2008
Austri
Qeni që pi 10 cigare në ditë humb jetën nga trafiku, jo nikotina
Një qen 24-vjeçar i racës “Dachshund”, i cili kishte zakon të pinte 10 cigare në ditë, është goditur dhe si pasojë ka humbur jetën teksa kalonte rrugën për në dyqanin e cigareve me të zotin. “Edi përtypte gjysmë pakete cigaresh çdo ditë që kur ishte këlysh”, thotë i zoti Wolfgang Treirler. Por Edi ngordhi se u godit nga një makinë teksa kalonte rrugën për në dyqanin e cigareve ë Graz, Austria qendrore. “I gjori Edi vrapoi me gëzim sapo afroheshim dhe nuk e pa makinën”, thotë fqinji. I zoti i fundit, që e gjeti këlysh, thotë se zotëria i parë duhet t’ia ketë mësuar zakonin.

Britani
Piloti kthen avionin mbrapsht se s’është i kualifikuar të zbresë në mjegull
Një pilot që fluturoi 80 pasagjerë nga Cardiff për në Paris, u tha atyre se duhet të ktheheshin mbrapsht, sepse nuk ishte i kualifikuar të zbriste avionin në mjegull. Piloti mori këtë vendim për shkak të vështirësisë në fushëpamje ndërsa ndodhej 700 metra mbi aeroportin “Charles de Gaulle” në Paris. Ata përshkuan edhe 300 milje të tjera për në aeroportin “Cardiff”, nga i cili ishin nisur disa orë më parë. Cassandra Grant, 29-vjeçare, e cila pagoi 220 paund për biletën, thotë: “Ndodheshim disa minuta larg aeroportit kur kapiteni na thotë se i nevojiteshin edhe dy kualifikime të tjera për t’u zbritur”.

SHBA
Burri rreh gruan, padisin linjën ajrore se i dehu
Një burrë e grua padisin linjën ajrore “United Airlines” për neglizhencë, duke qenë se shërbyen alkool gjatë fluturimit nga Osaka, Japoni, për në San Francisko. Karroca me pije alkoolike nxiti dhunën në familje, pasi burri rrahu gruan disa minuta pas zbritjes nga avioni. Stafi i shërbeu çdo 20 minuta verë. Yoichi Shimamoto u deh kaq shumë, sa “nuk mund ta mbante veten”. Shimamoto u arrestua me akuzën e sjelljes së çrregullt dhe sulmit ndaj gruas, Ayisha. Ai e goditi gjashtë herë ndërsa kalonin në doganën amerikane në San Francisko. Çifti kërkon dëmshpërblim.

SHBA
Vjehrri paguan të rrahin dhëndrin se i la vajzën
Një person nga Delaware është arrestuar me akuzën se ideimit të një komploti për të rrahur dhëndrin. Wilbur Eichman akuzohet për krim të shkallës së parë, pasi pagoi dikë të rrihte ish-bashkëshortin e vajzës. Policia thotë se Eichman pagoi 34-vjeçarin Charles Pernot, me 1200 dollarë për të rrahur viktimën, ai madje i ofroi bonus nëse Pernot do ta bënte punën mirë. Hetuesit thonë se Eichman ishte i inatosur sepse disa muaj më parë i kishte shkaktuar lëndim emocional vajzës së vetme. Eichman është liruarme 500 dollarë kusht.

Studenti i juridikut burgoset se bën gjoja si avokat
Një student, i cili u hoq si avokat në një sërë procesesh gjyqësore pasi bleu një kostum të zi dhe paruke në internet, është dënuar me 2 vite burg. Ai është prezantuar si avokat profesionist dhe ka folur në emër të klientëve në gjyqet civile. Ian Clegg pretendoi se ishte avokat me licencë dhe dukej mjaft miqësor me gjykatësit. 32-vjeçari merrte 75 paund ora për ekspertizën e tij profesioniste. Në realitet ishte një student i shkollës së drejtësisë, i përfshirë në proces mashtrimi. Trajnimi i vetëm që kishte ishte një vit studimi në universitetin “Teesside”.

Gjermani
1000 zogj mbushin shtëpinë me dy dhoma të 60-vjeçarit
Autoritetet në Berlin kanë reaguar ndaj ankesave të fqinjëve të një 60-vjeçari. Ata ishin të shqetësuar nga zhurma që vinte nga apartamenti me dy dhoma dhe 1000 zogj. Ata jetonin në kafaze të vendosur nëpër mure e dysheme dhe shëtisnin në të gjithë shtëpinë pa u shqetësuar për askënd. Pensionisti thotë se bleu 2 zogj për shkak se ndihej i vetmuar, por pastaj natyra bëri pjesën tjetër të punës. Moria e zogjve u evakuua nga dhjetëra veterinerë dhe kujdestarë të kopshteve zoologjike. Pensionisti nuk donte të largonte asnjë prej zogjve, pasi i vinte keq.

SHBA
Kryetari i Bashkisë nxjerrë disk me këngë Krishtlindjesh
Ambicia e radhës së këtij kryetari bashkie është “Ethet e së premtes”. Kryetari i Bashkisë, Jerramiah Healy është bërë i njohur ngaqë këndon në festat familjare e shoqërore, por tani ka nxjerrë edhe diskun e tij të parë. Healy, i cili mban mandatin prej 4 vitesh, thotë se muzika është pjesë e traditës së familjes së tij, që kur ata kanë emigrua nga Irlanda shekuj më parë. disku përmban shtatë këngë Krishtlindjesh dhe dy këngë bonus. Healy do t’i nxjerrë për shitje disqet në pragun e Krishtlindjes. Ato janë prodhuar nga shtëpia diskografike më e njohur në Nju Jork dhe kori i kishës e ka ndihmuar.

SHBA
I burgosuri arratiset 3 herë në 3 ditë
Një person nga veriu i Pensilvanisë rrezikon më shumë se 30 vite burg, se është arratisur tre herë në tre ditë nga rajoni i sherifit. 38-vjeçari, Christopher Stevensnon, nga Oil City, qëndron në qendrën e riedukimit në kontenë Crawford, që pas arrestimit të fundit. Procesi i gjykimit po zhvillohet në të njëjtin burg, pasi autoritetet kanë frikë se u largohet përsëri. Stevenson u arratis dy herë duke shkelmuar dritaren e pasme të makinës së policisë. Dy ditë më vonë ai theu një dritare anësore dhe u largua nga furgoni i sherifit.

Burimi: Tirana Observer


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,