Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Zbulohet si mund te eliminohet plumbi nga gjaku

29 January 2009 nga admin  
Kategoria:  Shendeti

Vleresimi: 12345 (1 vota)
(248 shikime)

Një ekip shkencëtarësh jug-koreanë mund të kenë zbuluar një mënyrë për të pastruar gjakun nga metalet e rënda, mjaft të dëmshme për shëndetin, siç është plumbi. Sistemi i shpikur prej tyre përdor receptorë magnetikë të krijuar enkas për këtë gjë. Receptorë të tillë bashkohen me jonet e plumbit dhe mund të zhvendosen lehtë, së bashku me plumbin me të cilin janë bashkuar, duke përdorur magnete, siç shpjegojnë shkencëtarët në një artikull të publikuar në revistën e kimisë “Angewandte Chemie International Edition”. “Intoksikacioni mund të funksionojë në teori si hemodializë: gjaku drejtohet jashtë trupit brenda një kontenitori special në të cilin janë vendosur disa pjesëza magnetike bio-përkuese. Duke përdorur fushat magnetike, këto grimca magnetike rimerren më pas, në këtë mënyrë gjaku i pastër rikthehet në trup”, shpjegojnë shkencëtarët.
Plumbi është një metal i rëndë, i rrezikshëm, mjaft toksik për fëmijët dhe është e rëndësishëm të krijohen sisteme efikase dhe të sigurt për intoksikimin. Ekipi jug-korean i drejtuar nga Jong Hwa Jung, i fakultetit të kimisë të “Gyeongsang National University”, ka arritur të eliminojë 96% të joneve të plumbit nga disa kampione gjaku, duke përdorur grimcat magnetike.
Por si mund të verifikohet intoksikimi nga plumbi? Në vendet e industrializuara disa profesione të predispozojnë ndaj këtij metali, duke përdorur p.sh. bojën dhe benzinën. Por edhe fëmijët mund të vihen në kontakt me plumbin, duke zhvilluar anemi, dobësi muskujsh dhe dëmtime cerebrale.

Burimi: Gazeta Panorama


bookmark



Tags: , , , , , , , , , ,