Tirana, lamtumire Turqise dhe zhytet ne atmosferen e derbit
Tirana do t‘i thotë sot lamtumirë Antalias dhe Turqisë, për t‘u rikthyer në shtëpi, ku përpara e pret një detyrë e vështirë: derbi ndaj Dinamos, njërës nga rivalet më të forta në luftën për titull. Rreth orës 14:00 do të zbarkojnë në kryeqytet, ndërkohë që stërvitjen do ta rifillojnë të hënën. Në ditën e parë të javës së ardhshme është parashikuar një seancë stërvitore në palestër, ndërsa pasdite do të zbresin në fushë stërvitore të “Skënder Halilit”, duke shënuar kështu edhe javën anti-Dinamo. Sipas drejtorit teknik, Alban Tafaji, (nëpërmjet telefonit nga Turqia), është mësuar se “grupi është top-formë”. Derbi ndaj Dinamos është përcaktues në luftën për titull dhe skuadra ka një javë kohë për t‘u përgatitur më së miri për këtë takim të rëndësishëm. Kjo do të jetë një javë e madhe angazhimi për të gjithë ne. Shpresojmë që grupi t‘ia dalë mbanë”. Supersfida ndaj Dinamos është parashikuar nga kalendari për datën 4 shkurt.
Burimi: Gazeta Shqip



