Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Dorezohet prokuroria, u jep dosjen viktimave te Gerdecit

28 February 2009 nga admin  
Kategoria:  Aktualitet

Vleresimi: 12345(0 vota)
(106 shikime)

Prokuroria pranoi dje për herë të parë që ka detyrimin ligjor t‘u kalojë trashëgimtarëve të ligjshëm të viktimave të Gërdecit kopje të akteve të dosjes së hetimit. Lëvizja “Mjaft”, që përfaqëson ligjërisht përmes juristëve të cilët vullnetarisht i janë bashkuar kauzës së drejtësisë për familjet e viktimave të Gërdecit, ka përpiluar kërkesa të vazhdueshme që nga prilli i vitit 2008 për marrjen e akteve të kësaj dosjeje hetimi.

Prokurori Alfred Progonati, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, u zotua dje para gjykatësit Asim Vokshi se do të vërë në dispozicion të avokatëve mbrojtës aktet e dosjes së hetimit. Me gjithë premtimin e prokurorisë, avokatët mbrojtës, Andi Kananaj dhe Blerta Kraja, i kërkuan gjykatës që çështja të mbetet e hapur deri në dorëzimin fizik të akteve. Avokatët dhanë si argument premtimet e deritanishme të prokurorisë për dorëzimin e akteve, të cilat nuk janë plotësuar realisht. Për t‘i dhënë garanci palës së viktimave, gjykatësi e shtyu dhënien e vendimit deri më datë 6 mars 2009, në mënyrë që prokuroria të ketë kohë për realizimin fizik të premtimit për të dorëzuar aktet e dosjes hetimore të Gërdecit.

Mosdhënia e akteve të dosjes së hetimit nuk i mundëson grupit të juristëve përpilimin e kërkesave të familjarëve të viktimave, që do të përcaktonin masën e dëmit dhe vënien përballë drejtësisë në masën e duhur të shkaktarëve të saj.

Kjo e drejtë e palës së dëmtuar, njëherësh detyrim për prokurorinë, sanksionohet nga neni 58 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo do të thotë se në asnjë çast dhe përmes asnjë justifikimi ligjor, prokuroria nuk mund të pengojë familjarët e viktimave për marrjen e akteve, të cilat janë baza për formulimin e kërkesë-padisë.

Kërkesës së fundit, bërë më datë 17 dhjetor, drejtuar Gjykatës së Tiranës, prokuroria në mënyrë absurde i është përgjigjur vetëm në disa paragrafë në shtypin e përditshëm. Mungesa e dëshirës nga ana e prokurorisë për të bashkëpunuar me familjarët e viktimave ka qenë evidente. Në disa raste, prokuroria nuk është paraqitur në procesin gjyqësor lidhur me kërkesën e familjarëve për marrjen e akteve, pa dhënë asnjë justifikim të arsyeshëm.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , ,