Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

DASH, Berisha: Duhet ta lexoni drejt raportin

28 February 2009 nga admin  
Kategoria:  Politike

Vleresimi: 12345(0 vota)
(82 shikime)

Kryeministri Sali Berisha gjeti rastin t‘i përgjigjet nga qyteti i Fierit raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë. Pyetjes mbi qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj raportit lidhur me ndërhyrjet e qeverisë në prokurori dhe gjyqësor, Kryeministri iu përgjigj se nuk është raporti që thotë kështu, por janë mediat që shprehen se ka ndërhyrje. “Lexojeni raportin siç është. Media e kontrolluar nga Edi Rama thotë që është ndërhyrë. Ju e kuptoni vetë se çfarë terrori ushtron ai mbi mediat”, theksoi Berisha. Kreu i qeverisë veçoi për të cituar një nga pikat e raportit me të cilat ka preferuar të mburret, luftën ndaj korrupsionit dhe dënimin e zyrtarëve të lartë të administratës. “E vërteta është që kjo shënon periudhën e parë në historinë e këtij vendi që po penalizohen zyrtarë. Sigurisht po flihet mbi dosjet e sistemit të kleptokracisë dhe kjo është një gjë shumë e keqe, por po penalizohen zyrtarët e kësaj administrate dhe kjo është një gjë shumë e mirë”, tha Berisha, duke hedhur kështu “shigjeta” kritikash drejt organit të akuzës se nuk po heton ish-zyrtarët e qeverisjeve të majta. Shefi i qeverisë mohoi drejtpërdrejt faktin që Departamenti Amerikan i Shtetit të ketë cituar në raportin e tij më të fundit kritika për kabinetin e tij qeveritar. Kryeministri Berisha u tregua sakaq i kujdesshëm në deklaratat e tij, duke anashkaluar komentet për ligjin e lustracionit dhe tentativat e qeverisë për të ndërhyrë te prokurorët dhe gjyqtarët, duke transmetuar çdo faj mbi rivalin e tij politik, Edi Rama. Shefi i mazhorancës nuk dha asnjë përgjigje për atë çka cilësohet si beteja e qeverisë me organet e drejtësisë, gjykatat dhe prokurorinë. Ky reagim i Kryeministrit vjen një ditë pasi Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e lexuan në mënyra të ndryshme raportin gjatë debateve në Parlament. Por i ndodhur në Fier për inaugurimin e një rruge, Kryeministri hoqi çdo përgjegjësi nga qeveria e tij, duke thënë se lufta ndaj korrupsionit ka marrë vlerësime në raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Një ditë më parë ishte kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ai që reagoi duke akuzuar Berishën si përgjegjës të kritikave që SHBA i adreson shtetit shqiptar në kuadër të të drejtave të njeriut. Raporti i DASH dy ditë më parë vlerësonte se qeveria ka ndërhyrë në çështjet e institucioneve të pavarura, duke veçuar ato të gjyqësorit, hetimet e prokurorisë për shpërthimin e depos së Gërdecit, si dhe presionin ndaj mediave.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , ,