Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Gjini i “Portokalli” behet futbollist dhe flirton me Ingrid Gjonin

14 February 2009 nga admin  
Kategoria:  Showbiz

Vleresimi: 12345(0 vota)
(814 shikime)

Besart Kallaku, aktori i njohur i spektaklit “Portokalli” ka organizuar të enjten në mbrëmje një festë të vërtetë me miqtë e tij artistë, duke përuruar lokalin e tij të ri, në zonën e ish–bllokut. Aktori ka shfrytëzuar këto momente të mbylljes së sezonit të spektaklit të humorit në “Top Channel”, për t’u marrë me biznesin e tij, si dhe për t’u angazhuar si lojtar në skuadrën e futbollit të Krujës. Midis shumë artistëve që ai kishte ftuar, ra në sy prania e Ingrid Gjonit dhe Rozana Radit, dy aktorëve të “The SHBLSH”, Julian Deda e Gent Zenelaj, Big Mamës. Besi kishte organizuar një mini show me batuta e këngë, të kënduara nga Samanta Karavello, Emmy, por edhe Gaz Paja, një nga miqtë më të mirë të Besit. Por festa ka qenë aq e gëzueshme dhe e çlirët, saqë artistët shumë shpejt kanë harruar praninë e paparacit në ambientet e lokalit. Në fotot që shihni, vihet re se gjatë gjithë momenteve Gjini ka qëndrur shumë afër Ingrid Gjonit, duke u përqafuar e komunikuar shumë pranë njëri-tjetrit. Besi dhe Ingridi njihen në sajë të aktiviteteve të ndryshme të tilla që takohen bashkë. Ndërkohë gjatë mbrëmjes nuk është parë e dashura e Besit, edhe pse thuhet se ai ka një lidhje për momentin. Ndërsa përsa i përket Ingridin, ajo pas ndarjes nga Enea ka vendosur të mos krijojë lidhje të gjata, e për më tepër të ekspozohet, pasi është shprehur vazhdimisht se ajo që ka bërë me Enean, duke e bërë të njohur në sajë të ekspozimit gjithandej me të, ka qenë një gabim.

Burimi: Panorama Plus


bookmark



Tags: , , , , , , , , , ,