Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Joni Peci: Shqiptaret vazhdojne te vishen si ne 97-n

20 February 2009 nga admin  
Kategoria:  Showbiz

Vleresimi: 12345(0 vota)
(354 shikime)

Pas dhjetë vjet karriere për herë të parë ka prezantuar një sfilatë në qytetin tij të lindjes, Elbasan. Joni Peçi stilisti shqiptar ka pre zantuar koleksionin e tij të fundit, të quajtur Cinema Collection. Aktualisht punon si drejtor imazhi në emisionin e Ardit Gjebresë E diela Shqiptare. Peçi vjen në këtë intervistë për Bluetooth duke na rrëfyer emocionet, që ka marrë nga prezantimi i krijimeve të tij të reja.
Keni prezantuar në qytetin tuaj të lindjes koleksionin tuaj të fundit. Ku jeni mbështetur në krijimin e tyre dhe si shkoi prezantimi i saj?

Sfilata quhej “Cinema Collection”, një koleksion i frymëzuar nga filmat që kanë bërë epokë si “Dolce Vita”, “James Bond”, ku protagonistë kanë qenë personazhe si Greta Garbo, Xhina Lolobrixhida, etj. Frymëzuar prej tyre solla koleksionin tim “Haut Couture” në “Cinema Collection”. Sfilata u zhvillua në një ambient në Shqipëri që u inagurua me mbrëmjen e koleksionit tim, ku i përshtatej ambienteve të salloneve të Parisit dhe Austrisë. Të ftuar ishin personazhe si Ardit Gjebrea, Linda Spahiu dhe shumë artistë të kinemasë, kryeredaktorë, gazetarë, etj. Ajo u realizua me modelë që erdhën nga Maqedonia, Kosova apo edhe qyteti im i Elbasanit. Mbas kaq kohësh punë vendosa t’i bëj një dhuratë të vogël qytetit tim të lindjes duke prezantuar një koleksion, ku pata një mbështetje të plotë nga Bashkia e qytetit, drejtoria e Teatrit Skampa, dhe forcat e rendit të qytetit dhe hotele Imperial. Gjithë stafi realizues erdhën nga Beogradi, këngëtarja e mbrëmjes ishte Tuna, që erdhi enkas për sfilatën, nën prezantimin e Bledi Strakoshës, drejtor fotografie Dejan Milicevic, me koreografi dhe trupën e baletit nën drejtimin e Albert Vrapit, make-up artist Artur Muça dhëe Marsi, si dhe vlen për t’u përmendur një bashkëpunim i ngushtë me “Marsi Sposa” që mundësoi hapjen shumë Gala, ku femrat ishin të veshura me fustane të bardhë dhe meshkujt me veshje kombëtare tradicionale.

Cilat janë emocionet që morët prej saj dhe a ja arritët të realizonit idenë tuaj?

Sigurisht pas gjithë kësaj mbrëmjeje kam marrë emocione të veçanta, sepse po prezantoja punën time më të re, por edhe emocionet e fëmijërisë ku kam jetuar në atë qytet, ku të pranishëm në sallë ishin shuëm artistë sot në moshë të ulur duke ndjekur ato që unë prezantoja, kur dikur unë isha fëmijë dhe ata më jepnin mundësinë që unë të aktivizohesha. Në fund të sfilatës emocionet dhe prekja më bllokuan fjalët. Për herë të parë unë kisha edhe vëllain tim Mikelin që më dha gjithë mbështetjen jo vetëm në këtë aktivitet por edhe një suport moral, ku si koordinatorë në këtë eveniment kanë qenë emra si Fatush Beqiraj, Albert Vrapi, Igert Shevroja dhe ju tehem të gjithëve një faleminderit.

A keni menduar ta prezantoni sfilatën në ndonjë televizion?

Po, sigurisht sfilata do të prezantohet së shpejti edhe në televizion për gjithë publikun e gjerë.

Kë keni zgjedhur si imazh të koleksionit tuaj këtë vit?

Për imazh këtë vit kam marë Alia, një modele nga Tirana, ku përputhet mjaft mirë me përmasa dhe bukuri në e modeleve që kërkohën sot në botë, ndërsa si personazh VIP është Tuna.

Gjatë kohës që keni munguar në Shqipëri me se jeni marrë?

Jam marrë me koleksionin tim, me setet e fototgrafisë që Dejan Milicevic bëri në Milano me modelë itallianë dhe punë që kanë të bëjnë me modën.

Ndërkohë ju kuroni imazhin e emisionit “E diela Shqiptare”. Si lindi ky bashkëpunim?

Pas ftesës që m’u bë për të qenë drejtor imazhi vendosa të bashkëpunoj për të sjellë diçka ndryshe dhe me dimesione evropiane. Ndihem mirë që punoj me një staf të mrekullueshëm nën regjinë e Pali Kukes dhe trupën e baletit nën drejtimin e Albi Nakos. Kjo është arsyeja që jam vendsor sërish në Shqipëri sepse këto impenjime kushtojnë shumë kohë dhe punë këtu, por gjithsesi mundohem të gjej ndonjëherë edhe kohën për t’u shkëputur disa ditë për të vizituar familjen tiume në Itali.

Ju gjithashtu keni realizuar edhe skenografinë e emisionit “Blue”…

Po. Me Bledin ka lindur një ndjenjë miqëdore që në bashkëpunimin që ne patëm në Tirana Fashion Week dhe bashkëpunimet kanë vazhduyar dhe vazhdojnë aktualisht.

A është në planet tuaja sërish një realizim i Tirana Fashion Week?

Sigurisht, jam në përgatitje, por gjtihçka do të jetë surpriszë deri në momentin që do të jetë gati.

Çfarë mendoni për veshjen e shqiptarëve?

Veshja e shqiptarëve më duket ’97, zhurrmë dhe rrëmujë. Njerëzit mundohen dhe shumë gjëra kanë ndryushuar në fakt, por dikush mbërrin dhe dikush jo, shpesh herë kjo vjen edhe si bllokim i një mentalitet paragjykues përsa i përket veshjes.

Çështë lumturia për ju?

Është të jetoj ashtu si unë mendoj duke respektuar të tjerët duke qenë korrekt me ta.

Cilat janë ëndërrat tuaja të parealizuara?

Ëndrrat janë të bukura deri në momentin që bëhen realitet. Nuk më pëlqen të ëndërroj shumë, pafund dhe pse është bukur, një gjë që nuk ekziston në këtë botë.

Dhe cila është ëndrra që ju keni bërë realitet?

Të bëj punën që po bëj, sepse ndryshe nuk do ta bëja me kaq dëshirë.

Çfarë e lodh Joni Peçin?

Më lodh injoranca që përzihet me agresivitet.

Çfarë të bën të lumtur.

Dashuria.

Jeni i dashuruar?

Më duket se ju jeni e zënë (qesh).

Burimi: Revista Bluetooth


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,