Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Humor Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Barcelona-Bayern, vjen akordi per Riberi

28 February 2009 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345 (2 vota)
(141 shikime)

Barcelona ka gjetur marrëveshjen parimore me Bajernin e Mynihut për blerjen e Frank Riberisë gjatë merkatos së verës. Mediat spanjolle pretendojnë se oferta konkrete për yllin francez do të bëhet menjëherë sapo të mbyllet sezoni. “Blaugranat” shihen si skuadra më e fortë në garën për Riberi, ndërkohë që drejtuesit e klubit janë të bindur se 25-vjeçari mund të ambientohet lehtë me lojën e skuadrës dhe i përshtatet më së miri skemave të Pep Guardiolës. Në javët në vazhdim, dy klubet pritet të ulen sërish në tavolinën e bisedimeve. Vetëm pak kohë më parë, lojtari deklaroi se do të habitej nëse do të qëndronte në “Alianz Arena” deri në fund të kontratës, që skadon në vitin 2011. “Di që Barça më kërkon dhe kam biseduar shumë me menaxherin tim rreth mundësive për t‘u transferuar atje”, pohoi Riberi. Me këtë marrëveshje, katalanët mposhtën konkurrencën e Realit të Madridit, Çelsit, Mançester Sitit, Juventusit dhe Milanit. flitet se presidenti Laporta ka diskutuar rreth këtij transferimi me drejtuesin e bavarezëve, Franc Bekenbauer.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , ,