Mesida: Nuk do ta shisja kurre veten
Mesida diskuton me Adin dhe Sorin se si sillen adoleshentet në kohën e sotme. Ajo thotë se i bën përshtypje kur dëgjon një vajzë e cila lidhet me një djalë vetëm se ai është në gjendje të mirë. Ajo e cilëson këtë veprim si shitje të individit. Mesida mendon se kjo ndikon që në një lidhje të mos ketë më besim pasi do jetë në lojë interesi. Adi mendon se këto lloj sjelljesh ndodhin pasi vajzat nuk mund të plotësojnë dëshirat e tyre dhe gjejnë një lloj mënyre për ta realizuar këtë. Mesida sjell një shembull dhe thotë se ajo kurrë nuk do ta bënte një veprim të tillë por ndoshta ngaqë ajo gjithmonë ka qënë në gjendje të mirë ekonomike dhe nuk është mësuar me të tilla veprime. Sori mendon se kjo ka lidhje me mënyrën se si rritet njeriu. Adi mendon se varet edhe se si të vjen jeta. Ai thotë se njeriu duhet të kalojë shumë eksperienca në jetë pasi mëson të ketë siguri, di të manovrojë situatat dhe mëson më shumë nga jeta.
Burimi: Top Channel



(3 vota)
