Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Bonot e thesarit vijojne rritjen

25 March 2009 nga admin  
Kategoria:  Ekonomi

Vleresimi: 12345(0 vota)
(218 shikime)

Bonot e thesarit shënuan një rekord të ri shumëvjeçar dje në ankandin e radhës të zhvilluar në Bankën e Shqipërisë, ku 5.1 miliardë lekë borxhe me afat maturimi 12-mujor, iu dhanë qeverisë nga bankat e nivelit të dytë. Interesi mesatar i ponderuar për 18 ofertat e pranuara ishte 9.13%. Në ankandin paraardhës të zhvilluar më 10 mars, interesi mesatar ishte 9.00%. Një vit më parë, bonot 12-mujore i kushtonin qeverisë 8.04%. Interesat e bonove të thesarit me afat maturimi 12-mujor kanë qenë mbi 9% për herë të fundit në vitin 2003, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Ato ranë në nivelin më të ulët në vitin 2005 në 6.91% dhe pas këtij viti janë rritur gradualisht.

Qeveria paguan interesa për 350 miliardë lekë borxh të brendshëm, (rreth 3.5 miliardë euro). Rritja e interesit të bonove të thesarit me 100 pikë bazë nënkupton rritje të kostos së financimit të borxhit me 35 milionë dollarë në vit. Këtë vit, 36 miliardë lekë (277.2 milionë euro) do të shkojnë për të mbuluar interesat e borxheve me një rritje prej 14 përqindësh në krahasim me vitin e kaluar. Por ky është vetëm një parashikim optimist në rast se interesat e bonove të thesarit vijojnë të mbeten në nivele të tilla. Vitin e kaluar, Shqipëria shpenzoi 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për interesa për borxhet, ndërsa këtë vit, interesat do të mbulojnë 3.1% të PBB-së.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , ,