Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Bekham heq dore nga 2 milione euro, qendron te Milani

7 March 2009 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345(0 vota)
(135 shikime)

David Bekham do të qëndrojë te Milan deri në korrik. Burime angleze pranë lojtarit theksojnë se marrëveshja mes Los Anxhelos Galaksit dhe Milanit është arritur, ndërsa klubi kuqezi nuk e ka bërë ende zyrtare. Mungon ende firma, por një gjë e tillë pritet të hidhet nga momenti në moment. E reja qëndron te fakti se Milani synon ta mbajë “Spice Boy” më shumë se sa thjesht të stërvitet deri në muajin korrik, pa dashur të presë më muajin janar 2010. Duket se janë zgjidhur edhe pengesat e fundit ekonomike. Vendimtare në kuptimin e plotë të fjalës ka qenë zgjedhja e vetë lojtarit për t‘i paguar klubit kalifornian penalitetin e parashikuar nga kontrata e tij dhe reduktimin e rrogës (dy milionë euro rrogë: praktikisht gjysma e asaj, që klubi italian do t‘i japë vitin tjetër). Ndërsa trajneri Brus Arena ose nuk e ka kuptuar, ose nuk ka dashur ta kuptojë situatën, prandaj ka folur edhe një ditë më parë për “çështje të spitalit psikiatrik”. Do të kishte qenë një gjë e tillë, nëse do të kishte zgjedhur të hiqte dorë nga Milani, nga Evropa, ndoshta edhe nga një pjesëmarrje në të ardhmen në Champions, thjesht dhe vetëm për të vazhduar të zbehet në kampionatin mediokër amerikan.

Adriano Galiani, në hyrjen e “Lega Calcio”, ka konfirmuar se është optimist për qëndrimin e anglezit edhe pse u mundua të tregohej i kujdesshëm. “Nuk ka të reja, por jam paksa më shumë optimist, sepse gjërat po ecin në rrugën e duhur dhe besoj se jemi shumë pranë një përfundimi të pranueshëm. Nuk ka ende një zyrtarizim, por mendoj se dëshira e mirë ekziston në të dyja anët. Besoj se shumë shpejt do të arrihet në një vendim përfundimtar”. Për Galianin, “dita decizive mund të jetë sot, nesër ose të hënën, kur do të hidhet edhe firma, por gjithsesi Devid është këtu dhe luan me bluzën e Milanit. Kjo po që është e rëndësishme”. Me një Bekham më shumë, kuqezinjtë mund të rizgjohen. “Për të ardhmen kam qenë gjithmonë optimist. Diagnoza ime është e qartë, kemi një sërë dëmtimesh dhe pa këta lojtarë jemi një skuadër tjetër. Më duket se të gjitha skuadrat, kur luajnë me linjën e dytë të lojtarëve, hasin në disa vështirësi. Nuk më shqetëson vetëm Atalanta, por të gjitha ndeshjet dhe mbi të gjitha lojtarët e dëmtuarit. Nesta, Kaladze, Gatuzo, Ronaldinjo, Borrielo dhe ndoshta po harroj ndonjë. Kushdo mund ta mendojë vetë, nëse do të kishte 6-7 lojtarë titullarë të padisponueshëm, sa rendiment do të kishte”.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , ,