Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Ikonat e harruara te Muzeut Kombetar

14 April 2009 nga admin  
Kategoria:  Kulture

Vleresimi: 12345(0 vota)
(168 shikime)

Tri vjet pas zhurmës së madhe për restaurim, ato gjenden sërish atje. Rreth 500 ikona shekullore dhe qindra objekte të tjera kishtare ndodhen ende në Muzeun Historik Kombëtar. Po aq, në mos më shumë të rrezikuara se më parë. Veçse deklaratat për projektet e mëdha për këtë pjesë të çmuar të trashëgimisë kanë rënë në heshtje, në mos harruar. Prej vitit 2006 deri më sot, pas alarmit që specialistët dhanë në media për rrezikun e kanosur, përfituan vetëm 3-4 ikona. Radha e të dëmtuarave është shumë e gjatë. Vitet e tëra në kushte klimatike ekstreme, kur verës në bodrumin ku ruheshin në Muzeun Kombëtar temperatura i kalonte 40 gradët dhe dimrit lagështira kalonte çdo parametër të lejuar, e bënë shkatërrimin të padiskutueshëm. Atëkohë, ish-drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe, ia vuri fajin politikës së mëparshme socialiste dhe shpëtimin e ikonave e përligji me ngritjen e laboratorit pranë Shkollës së Restaurimit, e cila në kohën e tij ishte ende në projekt. Ngritja e një laboratori të improvizuar në dy dhoma të Muzeut Kombëtar ishte reagimi i menjëhershëm për problemin e ngritur me forcë. Specialisti Mustafa Arapi, ai që hodhi edhe i pari alarmin e shkatërrimit të vlerave, nxori vetëm 2 ikona nga depoja e muzeut. Puna zgjati veç një muaj e gjysmë dhe u ndërpre për shkak të kushteve të papërshtatshme. Ngritja e një arkivi brenda ambienteve të MHK-së ishte një nga të vetmet masa të marra asokohe, kur drejtor ishte Beqir Meta. Qindra shenjtorë, përfshirë vet Krishtin e Shën Mërinë, një pjesë edhe të padallueshëm nga dëmtimet, pjesë ikonostasi dhe objekte të tjera prej kohësh ishin hedhur njëri mbi tjetrin, kishin zënë rastësisht nga një vend në bodrumin e mbushur me pluhur. Nuk u ngrit një arkiv me të gjitha kushtet, por objektet u sistemuan. I sapoemëruar në krye të MHK-së, Kasëm Biçku ishte shprehur se projekti do të vazhdonte me ngritjen e një laboratori restaurimi brenda godinës, e në këtë mënyrë ikonat nuk do të kishin nevojë të lëviznin. Por sot, Biçoku nuk pranon të flasë se deri ku ka vajtur ky projekt, madje as për rikonceptimin e muzeut, ndonëse drejton një institucion publik. Ndërsa Edlira Çaushi, specialiste e Shkollës së Restaurimit pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës shprehet se aktualisht ata kanë në proces restaurimi dy ikona dhe një pjesë ikonostasi. Janë të vetmet që janë marrë mes 800 objekteve që ndodhen në MHK. Procesi i tyre nuk ka mbaruar ende dhe nuk dihet nëse të tjera do t‘i nënshtrohen restaurimit. “Nuk mund të them nëse do të marrim të tjera ikona. Projekti i Shkollës së Restaurimit mbyllet në tetor. Ne po bëjmë përpjekje që ky projekt të vazhdojë me synimin që Shkolla shqiptare e Restaurimit të kthehet në një qendër rajonale të kategorisë së dytë të UNESCO-s”, shprehet Çaushi. Një mbështetje të tillë kërkoi edhe ministri i ri i Kulturës, Adrian Turku, në kuadër të Presidencës Greke të Këshillit të Ministrave të Kulturës të vendeve të Evropës Juglindore që u mbajt më 3 prill. Në një kohë kur Shkolla e Restaurimit nuk e ka të sigurt vazhdimësinë e saj, është e kuptueshme se çdo të ndodhë me ikonat, e aq më tepër kur në një kohë trevjeçare është ndërhyrë vetëm mbi dy ikona dhe një ikonostas. As nga Instituti i Monumenteve hë për hë nuk ka ndonjë projekt të gatshëm. Fati i këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore duket se është i paracaktuar edhe për disa kohë. Kjo pasuri ikonografike i takon shekujve XII-XIX. Ato janë marrë prej kishave të ndryshme të Shqipërisë në vitin 1989 dhe u grumbulluan fillimisht në magazina. Mes tyre ka ikona të shkollës së Onufrit, shumë pak janë të shekullit XII, me vlera të rralla dhe mund të krahasohen me nivelet më të larta të artit italian. Ka nga ato që mbajnë edhe firmën e Selenicasit, Shpatarakut, Zografit, Çetirëve, të mbledhura nga kishat e Gjirokastrës, Sarandës, Beratit, etj. Që prej kohës kur u vu alarmi, vihej re rënie e grundit, prej të cilit rrezikohej rënia e shtresës piktorike, e të tjera probleme të shkaktuara nga vitet dhe kushtet e papërshtatshme ku ruheshin. Deri në një kohë të dytë, kur ndoshta do të vendoset që arkivi i ikonave të hapet sërish, për të parë apo për të nxjerrë për restaurim ndonjë tjetër objekt, me siguri që ikonat më të rrezikuara do të jenë shumë më tepër se ato të tri viteve më parë.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , ,