Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Zgjedhjet, boshatisen zyrat e shtetit

20 April 2009 nga admin  
Kategoria:  Politike

Vleresimi: 12345(0 vota)
(143 shikime)

Departamenti i Administratës Publike hap konkurse të reja për vende pune në prag të zgjedhjeve parlamentare. Në një kohë fushate, ministritë do të punësojnë një numër të konsiderueshëm personash, të cilat do të fitojnë statusin e nëpunësit civil. Janë 87 konkurse që pritet të zhvillohen brenda muajve të fundit, ndërkohë që vlen të theksohet se formula e kryerjes së tyre kërkon krahas një CV të mrekullueshme edhe mikun e fortë për të fituar vendin e punës. Një pjesë e mirë e konkurseve do të zhvillohen në muajin maj. Paradoksi më i madh është fakti, se aplikimi për këto vende të larta në administratë pritet të bëhet në kohë fushate. Muaji maj pritet të jetë edhe muaji më i nxehtë për forcat politike, të cilat përpos fushatës do të publikojnë edhe listën e kandidatëve për deputetë. Administrata përveç etheve paraelektorale që përjeton një herë në katër vjet pritet të bëhet një ‘familje e madhe‘ vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve, duke dhënë më shumë sesa vende të reja pune, statusin e nëpunësit civil.

Vendet e punës

Ministria e Brendshme zë numrin më të madh të konkurseve për vendet e punës që pritet të zhvillohen brenda muajit maj. Në fillim të muajit maj, kur do të përfundojnë edhe datat për shumicën e vendeve vakante të punës do të publikohen edhe

paraseleksionimet e emrave që do të paraqiten në konkursin me shkrim dhe me gojë, për të zgjedhur më pas fituesit. Një tjetër fakt që vlen të theksohet është se departamenti i administratës publike për konkurset që do të organizohen nga fundi i muajit prill dhe fillimi i muajit maj, ka kërkuar që aplikuesit për vendet vakante të dinë programin katërvjeçar të qeverisë “Berisha”. Duke marrë si rast njërin prej njoftimeve të shumta që janë publikuar në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike për postin e koordinatorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Zhvillimit të Prokurimeve të Përqendruara, konkurrimi do të bazohet në njohuritë mbi rekomandimet e qeverisë në lidhje me zbatimin e ligjit, shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, qeverisje me duar të pastra (Programi i Qeverisë www.këshilliministrave.al).

Premtimi i Berishës

Një urdhër i Kryeministrit Berisha për ministrat e tij konsistonte në idenë e përfshirjes së personave të graduar brenda dhe jashtë vendit brenda administratës publike. Në shtator, Kryeministri kërkoi hapjen e 221 vendeve të punës në administratën publike, ku përparësi do të kenë personat që kanë kryer master apo të graduar me tituj të tjerë. Berisha ka urdhëruar ministrat e qeverisë së tij, që ata persona që kanë doktoratë do të pranohen menjëherë në administratë. Kryeministri kërkoi nga Departamenti i Administratës Publike krijimin e komisioneve sa më transparente, të cilët në bazë të procedurave të duhura, duhet të shpallin njoftimet për t‘i dhënë mundësi këtij kontingjenti të mirëshkolluar të japë kontributin në administratën publike, por nga ana tjetër asgjë nuk është e qartë sesa është zbatuar kjo kërkesë e shefit të qeverisë.

Zgjedhjet, zyrtarët braktisin zyrat, shkojnë pas ministrave

Nisin ethet parazgjedhore për stafin politik të administratës

Zbrazen ministritë pak muaj përpara zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit. Drejtorët dhe stafi politik i administratës publike shkojnë në fushatën e nisur nga ministrat në të gjitha rrethet e vendit. Stafi i besuar i ministrave është caktuar tashmë se në cilat zona do të jenë komisioner për zgjedhjet dhe në cilat do të jenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm elektoral nën siglën e të djathtëve.

Neglizhime dhe angazhime

Partitë politike nuk janë të vetmet që janë të preokupuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit, por edhe administrata, sidomos stafi politik i saj. Administrata publike ka kryqëzuar gishtat pak muaj përpara zgjedhjeve për fatin që e pret pas rezultatit të zgjedhjeve. Me apo pa qëllim, e gjithë vëmendja e stafit të ministrive është përqendruar te fushata elektorale, duke “harruar” përkohësisht problemet e punës.

Sipas një vëzhgimi të bërë ditë pas dite në disa institucione të larta të vendit, një pjesë e nëpunësve kanë braktisur zyrat dhe doza e frikës se çfarë do të ndodhë pas 28 qershorit, është e lartë. “Jemi këtu deri në shtator”, shprehet një prej nëpunëseve të administratës, duke shtuar se “si dihet se çfarë ndodh më pas”.

Administrata nuk i ka vënë aspak kyçin derës, stafi politik është larguar përkohësisht prej saj për t‘u marrë me fushatën elektorale, ndërsa nëpunësit e tjerë u qëndrojnë besnik zyrave dhe kafeneve rreth tyre. Për administratën në tërësi nuk ka ndryshuar asgjë rrënjësore nga puna që është bërë këto katër vite në pushtet, veç faktit që stafi politik është duke përgatitur letrat e referencës nga eprorët dhe curriculum vitae, duke menduar kështu jo vetëm ditët e mira pas 28 qershorit, por edhe ato të këqijat. Një pjesë e mirë e administratës ka zgjedhur një taktikë të mirë për të përfituar një vizë Shengen me afat të gjatë kohor në një prej ambasadave të huaja të akredituara në Tiranë, veprim ky që të lë të kuptosh se cilado të jetë situata pas zgjedhjeve, largimi nga Shqipëria ngelet një opsion i hapur. Trajnimet jashtë vendit janë sfera e preferuar e administratës, nëpunësit e së cilës nuk lënë asnjë shans pa humbur për të kryer të paktën një udhëtim në vit jashtë Shqipërisë. Një prej pikave që zbatohet me rigorozitet në institucionet e larta është zbatimi i orarit të punës. Ata persona të cilët nuk e kanë të justifikuar largimin nga vendi i punës në orarin e saj kanë penalizime për mbajtje nga rroga mujore. Në disa ministri janë vendosur aparate të cilat regjistrojnë hyrje-daljet e punonjësve në ministri. Nëpunësit duhet të kenë me vete kartën e tyre të posaçme të punës për të hyrë në zyrë, me anë të së cilës regjistrohen të gjitha lëvizjet e tjera në katin e parë të disa ministrive. Puna e dobësuar e ministrive është vënë re edhe në projektligjet e “varfra” që janë dorëzuar në Kryeministri për mbledhjet e qeverisë. Një tjetër pikë që administrata e ka bërë detyrën mirë janë aplikimi për kartat e identitetit, ku në masë nëpunësit kanë paguar vlerën e kuponit prej 1200 lekësh dhe kanë bërë aplikimin për kartë.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , ,