Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Eliza Hoxha: Me vjen keq kur profesionistet nuk kane ndjesi nuhatese

29 April 2009 nga admin  
Kategoria:  Showbiz

Vleresimi: 12345 (4 vota)
(396 shikime)

Shumë vite në skenë, këngëtare e veçantë. Edhe pse nuk ekspozohet shumë ajo pëlqehet nga publiku. Mburret me projektet e saja interesante gjatë karrierës, ku veçohet ai për të zhdukurit gjatë luftës së Kosovës. Por ajo vazhdon aktivitetin si këngëtare edhe pse e angazhuar me punë në profesionin e saj, arkitekturën. Së fundi ajo merr pjesë edhe në “Top Fest-6”. Si e përshkruani veten me pak fjalë? E brishtë, e vendosur dhe modeste. Tashmë këngëtare me një karrierë të gjatë, sheh ndonjë ç’rregullim në skenën muzikore dhe a mendoni se ka vend për të gjithë pasi numri sa vjen e rritet? Sot i ke lekët bën këngën dhe je në skenë, kush dhe sa e meriton të jetë pjesë e saj e tregon koha pasi institucio- net dhe mediumet kanë harruar se duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Vokali juaj pëlqehet shumë nga publiku, pse aq pak ekspozohet Eliza? Unë ende mendoj se gjithmonë duhet të jetë një pjesë që i lihet imagjinatës së të tjerëve dhe të mos servohen gjërat në pjatë. Kjo e bën përceptimin e njerëzve për ty të veçantë dhe të afërt në mënyrën e vet të projektuar brenda imagjinatës personale të secilit. Kush janë personat me të cilët bashkëpunon më së shumti? Enis Presheva JR, Florent Boshnjaku, Memli Krasniqi, etj… Duetet janë në trend, ke menduar për një gjë të tillë, nësë po atëhere kë do kishe zgjedhur? Unë kam duete të punuara qysh para 9 viteve me Memli Krasniqin dhe para 5 viteve me Xuxin, por si duket nuk kanë qenë në atë kohë aq në trend sa janë sot, me qejf sot do e kisha bërë një duet me Eugen Bushpepaj, është një vokal që më pëlqen shumë. Pas mbarimit të festivalit “Kënga Magjike” dolën fjalët se ju ishit zhgënjyer pak edhe pse kënga është pëlqyer shumë, ka diçka të vërtetë nga gjithë kjo? Skena gjithmonë është vend i gëzimit dhe zhgënjimit njëkohësisht. Sado që çmimet janë të rëndësishme pasi ndjehesh e vlerësuar për punën që ke bërë, në shumë raste është koha ajo që tregon vlerën e vërtetë dhe jetën e një kënge te publiku. Më vjen keq kur njerëzit profesionistë ndonjëherë nuk e kanë këtë ndjesi nuhatëse, apo…. Përveç aktiviteteve muzikore ju edhe punoni, mund të na thoni se ku dhe sa jeni e kënaqur nga kjo punë? Punoj në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tetovës në Maqedoni në Fakultetin e Arkitekturës dhe jam e kënaqur me punën që bëj, ka edhe projekte të tjera të herëpashershme lidhur me dizajnin urban dhe hulumtimet lidhur me fushën time të interesit. Herë pas here edhe shkruaj kolumne për kulturën urbane të cilat tash 3 vite botohen në të përditshmen “ Express” në Kosovë. Po nga gjithë karriera juaj deri më tani sa jeni e kënaqur dhe kë do veçoni si një sukses me të cilin do mburreni? Është pikërisht projekti “Për ata që s’janë “, me të cilin jam mishëruar dhe e konsideroj si të veçantë pavarësisht projekteve të tjera. Projekti dhe kënga “Për ata që s’janë”, mua personalisht më pëlqen shumë, do ketë projekte të ngjashme edhe në vazhdim..? Projekti “ Himni im” ishte po ashtu projekt multimedial dhe u paraqit në ekspozitën që shënoi 30 vjetorin e Galerisë së Arteve të Kosovës si video dhe instala- cion me mesazhet për ëndrrën e Kosovës shtet. Kam edhe dy projekte të tjera që lidhin artin muzikor me atë viziv e që është ende herët t’i shpalosë detajet për ato. Mendoni që “Top Fest-i” është vend i duhur për t’u ekspozuar mirë kënga? Është hapësirë që prezanton muzikën alternative të kohës dhe natyrisht se vlen… Me kë keni bashkëpunuar këtë radhë dhe a prisni ndonjë çmim nga ky festival? Kënga është kompozuar dhe orkestruar nga Enis Pre- sheva JR dhe tekstin e ka punuar Memli Krasniqi. Nuk më takon mua të flas për çmime por personalisht mendoj se është një këngë e kompletuar në të gjitha komponentet. Pas kësaj pjesëmarrje, cilat janë planet e Elizës për vitin 2009? Është përfundimi dhe plasimi i albumit tim të tretë, dhe tutje kah fundviti një projekt tjetër që bashkëdyzon muzikën dhe profesionin tim arkitekturën. Duke ditur xhelozitë dhe intrigat që ndodhin në estradë, ju kë e konsideroni si mik apo mikeshë me të cilët shoqëroheni më shumë? Miqtë e mi zakonisht janë një branch-e tjetër , por ata që takoj për kafe ndonjëherë nga “Estrada” janë Jehona Sopi, Memli Krasniqi, Xuxi… Jeta juaj private akoma nuk është zbuluar, nëpër disa shkrime është thënë që Eliza ka të dashur por edhe disa gjëra të tjera, mendoni se e gjithë kjo trillohet apo ka diçka të vërtetë? Ne nuk bëjmë asgjë më pak a më shumë dhe asgjë të pazakont në relacionet tona private se sa njerëzit e tjerë. Thashethemi i fundit që ke dëgjuar të flitet kohëve të fundit për ty? Se do martohem së shpejti (qesh).

Burimi: Panorama Plus


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , , , , ,