Berluskoni: Kaka? Nese deshiron, le te ike
Nga Varshava, Berluskoni rikthehet të fl asë për gjithçka: Fatin e Ançelotit, i cili do të vendoset në fund të sezonit. Por edhe rihapjen një cikli të ri, në rast të një largimi të tij, duke fi lluar nga një trajner emergjent, siç “ishin Sakit në fi llim dhe më pas Kapelo”. Është i bindur se Milani ka forcën për të ëndërruar titullin dhe për të arritur objektiva, pa shpenzuar shumë në merkato. Po ashtu polemizon Moratin e Interit: “Le t‘i numërojë penalltitë e Milanit, pak aritmetikë nuk i bën keq askujt, as atij”. “Ne kemi lojtarë klasi, që nuk janë në asnjë skuadër tjetër dhe loja ta shpërblen çmimin e biletës kur shikon Kaka, Ronaldinjo, Sedorf, Pato”, shprehet Berluskoni. “Edhe një veprim i tyre vlen sa çmimi i një bilete. Milani fi ton, sepse ky është marshi i fabrikës: është misioni ynë, të jemi padronë të lojës dhe të fushës, të fi tojmë duke bindur. Nuk bëmë këtë vit, pasi na shkatërruan dëmtimet”. Ai e ka hedhur poshtë faktin se, Milani ka ecur mirë, pasi ka pasur mbështetjen e arbitrave. Një tjetër temë e diskutuar ka qenë edhe ajo e “Ançelotit te Çelsi?”. “Besoj se do të ulemi me të në fund të kampionatit për të vendosur për të ardhmen”, sqaroi Berluskoni, i cili më pas shtoi se në rast të një largimi, mund të marrin një trajner emergjent, si dikur Sakin apo më pas Kapelo”. Në vazhdim Berluskoni ka folur edhe në lidhje me merkaton. “Adebajor, Ager, Xherrard thotë Kakà ? Rrëfehem: tani nuk kam ëndrra. Mua më pëlqen ky Milan, i përforcuar në mbrojtje me Thiago Silvan. Pjesa tjetër e skuadrës është e kompletuar. Shpresojmë të mos kemi dëmtime të tjera këtë vit”. Një pikë e nxehtë është edhe tema e largimit të mundshëm të Kaka. “Unë shpresoj se do të qëndroj”, thekson padroni i Milanit. “Ne nuk detyrojmë askënd, të qëndrojë ai që ndihet i lumtur. Kur Sheva na kërkoi të ikë në Angli, ia plotësuam dëshirën. Të njëjtën gjë do të bëjë me të gjithë grupi im. Unë nuk di të them jo. Ronaldinjos do t‘i thosha: Kujto se ke qenë ëndrra e të gjithë tifozerisë kuqezi. Ata duan ta shikojnë në fushë, të madh si dikur dhe ta duartrokasin si lojtar të rafi nuar, të cilin e kanë admiruar prej vitesh. Në fushën e kaluar elektorale i çova në shtëpi komunistët dhe solla te Milani Ronaldinho. I bëra të dyja njëherësh”.
Burimi: Gazeta Shqip




