Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Chelsea, gati superkontrata per Ancelotin

12 April 2009 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345(0 vota)
(127 shikime)

Në Angli do ta thërrasin Karlo “AnçePoti” (ky është titulli i përdorur nga “The Sun”, pasi nëse vendos të transferohet në “Stemford Brixh”, trajneri i Milanit do të përfitojë një “pot”, e thënë ndryshe: një thes me para). Sipas tabloidit britanik, Çelsi i ka premtuar teknikut një kontratë 3-vjeçare, me rrogë 5,5 milionë euro neto në sezon (pothuajse 111 mijë euro në javë), plus një shpërblim me vlerë 1,1 milionë euro për çdo trofe të fituar nga blutë e Londrës. Ndërkohë, sipas gazetës “Daily Star”, detajet e kontratës janë realizuar gjatë muajit të kaluar, pas një takimi ndërmjet pronarit të klubit, Roman Abramoviç, dhe Ernesto Bronxetit. “Roman e kërkonte Ançelotin me çdo kusht që prej verës së kaluar, ishte pohimi i një burimi pranë njëshit të Çelsit. Tri javë më parë, Bronxeti, që është përfaqësuesi i Milanit për këto çështje, ndodhej në Londër për t‘u takuar me Abramoviç”.

Në këtë mënyrë mund të shpjegohet edhe shkarkimi i Luis Felipe Skolarit në mes të sezonit, ish-trajneri i Portugalisë nuk ishte zgjedhja e parë e manjatit rus. Skolari u largua nga skuadra në muajin shkurt dhe u zëvendësua nga Gus Hidink. Strategut holandez, që njëkohësisht drejton edhe Kombëtaren ruse, i kanë mjaftuar vetëm dy muaj për të ndryshuar ecurinë e Çelsit. me fitoren 3-1 në fushën e Liverpulit, blutë janë fare pranë kualifikimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Pothuajse të gjithë në klub dëshironin që Hidink të qëndronte në “Stemford Brixh” edhe pas datës 31 maj, por 62-vjeçari theksoi edhe një herë se do të përqendrohet maksimalisht me përfaqësuesen ruse. “Kam një kontratë me federatën e këtij vendi, të cilën e rinovova vetëm dy vjet më parë. Për mua personalisht respektimi i kësaj marrëveshjeje është çështje principi, edhe pse gjithmonë u kam mësuar lojtarëve të respektojnë për vlerat morale. Nuk dua të përgënjeshtroj veten, duke vepruar ndryshe. Do të vazhdoj të ndihmojë Rusinë që të kualifikohet në fazën finale të Botërorit 2010 dhe impenjimet ndërkombëtare nuk përshtaten me ato të bluve”, deklaroi ai. Gjithsesi, “tulipani” do të punojë në stolin e Çelsit edhe për 50 ditë dhe synon të fitojë të gjithë trofetë (titulli në Angli, Champions League dhe Fa Cup).

Në anën tjetër, trajneri kuqezi nuk dëshiron të zgjatet shumë në këtë temë. Pavarësisht se oferta është një prej më të mirave dhe vetëm pak javë më parë dukej e sigurt se “martesa” e tij me skuadrën do të përfundonte pas tetë vjetësh. Ançeloti tha: “Jam i lumtur te Milani. Gjithsesi, në jetë nuk mund të thuash asnjëherë me siguri se çfarë do të ndodhë. Momentalisht po punojmë për ta mbyllur kampionatin në vendin e tretë dhe të sigurojmë një vend në Champions”. Spekulimet për transferimin e tij te Çelsi janë shoqëruar nga emrat e kandidatëve për zëvendësues në klubin që ka fituar më shumë trofe në botë. Në krye të listës duket Alegri, por Karleto gjen kohën të bëjë edhe shaka: “Alegri është një trajner i ri, ky është sezoni i parë që po punon në Serinë A. Mendoj se ka punuar shumë mirë te Kaljari dhe me aftësitë që ka mund të drejtojë çdo skuadër, madje edhe Çelsin. Gjithsesi, për të ardhur në krye të Milanit do t‘i duhet edhe pak kohë”. Edhe Adriano Galiani e konfirmoi trajnerin: “Për aq sa di, ai do të qëndrojë në krye të skuadrës edhe gjatë sezonit të ardhshëm. Nuk besoj se do të ndodhë ndryshe”.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , ,