Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Eto’o refuzon 40 milione eurot e Manchester City

24 April 2009 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345(0 vota)
(192 shikime)

Sa shumë gjëra ndodhin në një vit. Pikërisht vetëm një vit më parë, pak a shumë në këtë kohë (e thënë ndryshe në fundin e sezonit të kaluar), Reali i Madridit mundi të fitonte titullin kampion të Spanjës, ndërsa Barcelona e trajnerit Frenk Rajkard lundronte në ujëra të turbullta, duke pritur një gjysmë finale të Champions League, të cilën do ta humbte (edhe pse luftoi fort) kundër Mançester Junajtid. Flitej për një braktisje të madhe të skuadrës katalanase, ku Ronaldinjo dhe Eto ishin në radhën e parë të startit për t‘u larguar Eto‘o. Xhevahiri brazilian do të zbarkonte në Milano, te kuqezinjtë e Karlo Ançelotit, ndërsa kamerunasi flitej se do të kalonte te Milani, Interi, Mançester Siti apo edhe në një skuadër të pasur të kampionatit azerbajxhanas. Në fakt nuk u bë asgjë. Tashmë Eto‘o është një nga golashënuesit më të mirë të La Liga-s. Në ndeshjen e të mërkurës ndaj Seviljas, të fituar 4-0 nga Barcelona, sulmuesi afrikan ka shënuar golin e tij të 26-të në këtë sezon. Paraqitja e mirë ka bërë, që emri i tij të rikthehet në merkato. Sipas “Daily Mirror”, sulmuesi kamerunas i intereson Interit dhe tashmë i ka thënë “no” Mançester Sitit, që ishte i gatshëm të ofronte plot 35 milionë sterlina (rreth 39 milionë euro) për kartonin e tij. Kontrata e tij skadon në 2010-ën. Një mik i tij ka thënë: “Samuel është i lumtur te Barcelona dhe ka dëshirë të qëndrojë”.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,