Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

Shqiperia i besohet Srecko Katanec?!

18 April 2009 nga admin  
Kategoria:  Sport

Vleresimi: 12345 (1 vota)
(171 shikime)

Pas largimit të Ari Han nga stoli i përfaqësueses shqiptare, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka filluar zyrtarisht “gjuetia” për trajnerin e ri. Alternativat për zëvendësimin e holandezit janë të shumta dhe në “qeverinë” e sportit më popullor në vend kanë mbërritur CV nga gjysma e botës. Nuk mungojnë emrat e njohur, Skala, Malezani apo Fasheti, por kuotat më të larta i ka gjithmonë ai: Sreçko Katanec. Trajneri është i disponueshëm prej afro dy javësh, pasi dha dorëheqjen nga Kombëtarja e Maqedonisë. 45-vjeçari, ish-lojtar i Jugosllavisë dhe Sllovenisë, ka shkëlqyer si futbollist (duke milituar me klube si Dinamo e Zagrebit, Partizani e Beogradit, Shtutgart e Sampdoria: me këta të fundit ka fituar një titull në Serinë A dhe ka arritur në fi nalen e Champions), e tashmë shihet si një prej trajnerëve të rinj më të talentuar në qarkullim. Emri i tij ndodhej në listën “e vogël” me 20 trajnerë, nga 40-50 të tillë që i janë paraqitur Komitetit Ekzekutiv në FSHF. Në harkun e pak ditëve, anëtarët e organit vendimmarrës në futbollin shqiptar do të takohen sërish, për të zgjedhur kandidatët potencialë. Në fund, do të mbeten 4-5 kandidatë dhe “i përzgjedhuri” do të jetë ai që i përshtatet më mirë kushteve të federatës. Trajneri Katanec është i favorizuar edhe pse konkurron kundër emrave të njohur në arenën ndërkombëtare. Madje, fakti që nuk ka shumë eksperiencë në karrierën si trajner, duket se do të jetë avantazhi i tij kryesor. Kjo, sepse këtë herë krerët e futbollit kanë vendosur të shkojnë “kundër rrymës”: personi të cilit do t‘i besohet stoli kuqezi duhet të jetë i ri dhe shumë ambicioz. Kritere që slloveni i plotëson më së miri, duke shtuar këtu edhe aftësitë në drejtimin e skuadrave dhe punën e mirë që ka bërë në krye të Maqedonisë. Gjithsesi, ai duhet t‘u përshtatet kushteve që kërkohen për trajnerin e ri. Për herë të parë do të kërkohet angazhim maksimal ndaj Kombëtares shqiptare dhe jo një trajner “parttime”, që pjesën më të madhe të kohës e kalon në shtëpi. Kontrata nuk do të jetë më vetëm për një edicion (dy vjet kalendarikë), sepse puna do të startojë që prej ndeshjes eliminatore me Portugalinë, më 6 qershor. Me tri ndeshjet e mbetura në Grupin 1 të Botërorit 2010 dhe miqësoreve, trajneri do të ketë në dispozicion rreth tetë ndeshje për të përgatitur skuadrën për eliminatoret e Euro 2012. Edhe kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë deri më tani. Kandidatët Teknikë italianë, anglezë, spanjollë, portugezë, sllavë, rumunë, madje edhe nga Amerika Latine, janë shprehur të gatshëm të drejtojnë Shqipërinë. CV-të janë dërguar nëpërmjet menaxherëve, ndërkohë që një pjesë janë pothuajse të panjohur. Gjithsesi, emrat “bombastikë” në listë janë të përhershmit që diskutohen sa herë stoli i Kombëtares mbetet i boshatisur. Duke fi lluar nga italianët Alberto Malezani, Euxhenio Fasheti e Nevio Skala, apo edhe rumunët Angel Iordanesku e George Haxhi. Pas Katanec, si kandidatë të fortë shihen Skala e Iordanesku. “Sot (dje) shqyrtuam një për një të gjithë emrat e kandidatëve dhe anëtarët e Ekzekutivit do të kenë disa ditë në dispozicion për t‘i studiuar. Do të mblidhemi sërish për të zgjedhur 4-5 prej tyre. Në këtë mënyrë do të ngushtojmë rrethin e trajnerëve, që më pas të zgjedhim drejtuesin e ri të stolit”, konfi rmoi zv/presidenti i FSHF-së, Bujar Kasmi.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , ,