Me mire i nominuar ne finale
Sori dhe Ari diskutojnë për Anjezën dhe për fatin që pati që publiku e dëshiroi ende brenda shtëpisë. Sori tregon se kur erdhi momenti i nominimeve u shpreh se iu prishën planet që Anjeza kishte imunitet. Ari mendon se edhe fakti që duhet të thoshin arsye shumë të forta nuk i pëlqeu, por Sori mendon se tashmë ka ardhur koha që ata të tregojnë të vërtetën ndaj njeri-tjetrit e mos të fshihen më pas “konkurent i fortë”. Sipas tij, ka mjaft arsye për të thënë dhe momenti ku kanë arritur, nuk të bën më konkurent të fortë apo të dobët. Me ta bashkohet edhe Anjeza me Mozën. Sori fillon të ngacmojë Anjezën dhe i thotë se ajo është me shumë fat sepse ka patur tre javë imunitet, ndryshe nga ai që nuk ka patur asnjëherë. Edhe Anjeza shprehet se këtë të fundit nuk e priste. Moza shoprehet se i vjen keq për Sorin që sa bëri një javë pushim, e nominuan sërish. Për Sorin kjo është gjë e mirë sepse mendon se është më shumë pozitive të shkojë në finale i nominuar sesa surprizë. Ai bën një krahasim ndërmjet tij dhe Bjordit dhe shprehet se nëse ai shkon i nominuar, do të ndjehet më i fortë se sa Bjordi që shkon direkt.
Burimi: Top Channel





