Filmat kubane, nje jave ne Tirane
Përgjatë një jave, kinemaja kubane vjen në Tiranë. Shoqata e Miqësisë Shqiptaro-Kubane, me mbështetjen e Institutit Kuban të Arteve dhe Industrisë Kinematografike, ICAIC, si dhe Ambasadës së Kubës në Bullgari, organizojnë javën e kinemasë kubane. Janë përzgjedhur katër filma për të bërë prezent këtë art pak të njohur për publikun shqiptar. “Hello, Hemingway” do të çelë nesër aktivitetin në orën 19:00, për të vazhduar programin me “Fresa y Chocolate”, “El Benny”, “Suite Habana”. Regjisorë, aktorë dhe emra të njohur të kinematografisë kubane do të jenë të pranishëm gjatë këtyre ditëve në Tiranë, deri më 9 maj. Kjo javë i kushtohet 50-vjetorit të ICAIC dhe miqësisë mes dy popujve. Filmat do të shfaqen të titruar në gjuhën shqipe.
Burimi: Gazeta Shqip



