Aktualitet Arsimi Big Brother Bota Ekonomi Kulture Kuriozitete Politike Rajoni Shendeti Showbiz Sport Teknologji Video Lajme
Filma Shqiptar Humor Komedi Videoklipe Big Brother Albania 3
Chat Njohje Online Degjo Muzike Lojra Barcaleta Tekste Kengesh Shiko Tv Live Degjo Radio Live Poezi Fraza Dashurie
Parashikimi Motit Horoskopi Sot Horoskopi 2010 Kembimi Valutor Receta Gatimi Informatike
Web Messenger Google Shqip Testo Internetin Rezultate Futbolli
Fjale Te Urta Institucione Shteterore Personalitete Shqiptare Gazeta Shqiptare Televizione & Radio Foto nga Shqiperia Agjensi Turistike Hotele
Fjalor Anglisht-Shqip Fjalor Italisht-Shqip Fjalor Shqip-Gjermanisht Fjalor Interneti

“Te gjithe me huqe” ne Teatrin Kombetar

1 May 2009 nga admin  
Kategoria:  Kulture

Vleresimi: 12345 (2 vota)
(282 shikime)

Regjisori Gëzim Kame do të sjellë të dielën më 3 maj komedinë “Të gjithë me huqe”. Ai ndihet mjaft i kënaqur nga puna e aktorëve dhe e ka cilësuar këtë vepër si mjaft interesante. “Aktorët e kanë kuptuar mjaft mirë. Kjo më ka lehtësuar punën dhe më ka dhënë kënaqësi”, ka thënë ai. “Të gjithë me huqe” do të kthejë edhe një herë para publikut shqiptar, pas një mungese disavjeçare aktorin Viktor Zhusti. Bashkë me të do të ngjiten në skenë edhe aktorët Roland Trebicka, Olta Daku, Rajmonda Bulku, Genc Fuga, Ermela Teli dhe Anila Muça. Në qendër të kësaj komedie janë gjashtë pacientë të cilët vuajnë nga tike të ndryshme nervore. Këta të sëmurë vijnë për t‘u konsultuar në klinikën e një neuropsikiatri. Por në mungesë të tij, pacientët fillojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin për shqetësimet e tyre. Ata fillojnë të tregojnë me hollësi shqetësimet e tyre, sa në fund të bisedave, nisin të shmangin veprimet e pakontrolluara. Vetëm në fund të shfaqjes zbulohet se mjeku që mungonte ishte shtirur gjatë të gjithë kohës si njëri prej pacientëve duke i trajtuar ata sipas teorisë se gjithsecili duhet të jetë mjek i vetvetes. Laurent Baffi e ka shkruar këtë komedi në vitin 2005. Për herë të parë, ajo është vënë në skenë në Paris nga vetë Baffie. “Të gjithë me huqe” është titulli të cilin autorët e kanë përshtatur për shfaqjen shqiptare të komedisë “Toc toc” të komedianit francez.

Burimi: Gazeta Shqip


bookmark



Tags: , , , , , , , , , , ,