Nora Istrefi per here te pare ne publik me Robert Berishen
Parakalimi nëpër qilimin e kuq, në evenimentin më të madh kulturor që mbahet në Kosovë ishte me shumë surpriza. Për të gjithë ata për të cilët është shkruar dhe përfolur nëpër media, publiku ka mundur të zbulojë detaje më të hollësishme rreth jetës private të cilën mundohen ta mbajnë sa më fshehur. Gjithashtu për herë të parë publiku ka mundur të shohë paraqitjen në një vend publik siç është “Video Festi Muzikor”, çiftin Nora Istrefi Robert Berisha të cilët janë të fejuar kohë më parë por lidhja e tyre është përplasur shumë nëpër media dhe sa herë për ata ka pasur sa të vërteta aq edhe thashetheme. Ata janë kënaqur gjatë gjithë mbrëmjes, duke qenë vetëm si mysafirë, duke mos pasur stresin e ndarjes së çmimeve pasi këtë vit Nora ka qenë e nominuar vetëm në kategorinë “Video spoti më i mirë në konkurencën R&B me këngën “Another world”, por ka dëshiruar që të kënaqet duke parë se si kolegët e saj fitojnë çmimet. Ndërkohë mësohet se jeta e saj edhe këtë vit nuk do ketë ndryshime pasi Nora edhe në 2009 nuk do vesh fusta- nin e badhë pasi dëshiron që të vazhdoj studimet master jashtë shtetit. Pas mbarimit të fakultetit për dizajn të modës në Prishtinë, ajo dëshiron që të vazhdojë një master gjithashtu për dizajn, por në Milano të Italisë, gjë për të cilën ajo akoma nuk ka vendosur si duhet, duke marrë parasysh angazhimet muzikore që do të pamundësonin kryerjen e të gjitha obligimeve. Nëse vazhdon studimet do t’i duhej të bënte një pauzë në skenën muzikore dhe fansave do u mungojë shumë Nora, por ajo në të ardhmen veten e sheh si një profesioniste në këtë fushë dhe përveç vetes, ajo do bëjë dizajne edhe për koleget dhe fytyrat e tjera publike. Nora gjithashtu ishte pjesë e finales së “Top Festit”, me këngën “Keq u pafshim” e nominuar vetëm në kategorinë “BestFemale” dhe doli duarbosh përveçse dhuroi për publikun një performancë të shkëlqyer, çmim të cilin e fitoi këngëtarja tjetër kosovare Jehona Sopi.
Burimi: Panorama Plus



